Categories: Uncategorized

Klodiana Lala: 15-vjeçarja u përdhunua edhe nga djali i një prej mësueseve

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer të tjera detaje lidhur me abuzimin seksual të 15-vjeçares, nga një 65-vjeçar, pas shantazhimit të këtij të fundit kundrejt minorenes.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, gazetarja tha se një pjesë e videos që u filmua nga i moshuari, i ka shkuar edhe familjes dhe gjithashtu është publikuar në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë histori, është fakti që të gjithë në zonë kishin informacion lidhur me ngjarjen.

Lala thotë se një ndër nxënësit e arrestuar gjithashtu për abuzim është djali i një mësueseje të shkollës. “Abaz Doku ishte roja i shkollës ku vajza shkonte në klasën e 6-të. Në klasën e 7-të i ka vënë në presion psikologjik, nëse ajo nuk bëhej e tij do t’i shkruante emrin në mure, do të thoshte që ishte e përdalë.

Më pas ka filluar ta joshë vajzën dhe më në fund ka arritur të kryejë marrëdhnëie me të në banesën e vëllait. Aty e ka filmuar dhe disa kohë e ka vënë në presion duke e kryer këtë akt në mënyrë të vazhdueshme. Për shkak të sjelljes jokorrekte si roje, drejtuesit e kanë larguar.

Ata deklarojnë që nuk kanë patur dijeni. Këtë video Abaz Doku e ka shpërndarë në disa nxënës të shkollës. Ata kishin gjetur një shtëpi të braktisur pranë lumit të Babrrusë dhe aty kryenin aktin. Familjarëve u ka vajtur një pjesë e videos dhe videoja është hedhur edhe në rrjetet sociale.

Njëri nga djemtë e arrestuar për abuzim është djali i një mësueseje, e cila në prokurori ka pranuar se kishte informacion çfarë ndodhte me vajzën. Ajo ishte një histori që e dinte gjithë zona. Babai ka vajtur fillimisht dhe ka kërkuar llogari tek familjarët e 65-vjeçarit.

Ata i kanë thënë që e kemi larguar nga shtëpia. Më pas është nëna që bashkë me vajzën kanë shkuar në polici. Kjo histori kishte 2 vjet dhe në mënyrë flagrante që nga marsi i vitit 2019”,tha gazetarja.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago