Categories: Uncategorized

Deputeti socialist mposht COVID-19, ka dy fjalë për mjekët

Deputeti socialist Edmond Leka ka fituar betejën me Covid-19 dhe tashmë është rikthyer pranë familjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, ku nuk mungojnë falenderimet për stafin mjekësor.

Të lidhura

None found

Leka rezultoi pozitiv për virusin në muajin gusht dhe më pas u shtrua te Infektivi ku nisi të trajtohej me oksigjen.

Postimi i plotë:

Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e netë pa gjumë së bashku me mua.

Mirënjohje pa fund për heronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19).

Faleminderit dr Skender Brati, dr Bruna Mersini, dr Dritan Leli, dr Maksi Gega, dr Kujtim Llapi që edhe pse me ngarkesën e punës tuaj nuk rreshtët së interesuari për shëndetin tim.

Faleminderit shumë kolegë, miq, shokë, të afërm që mu gjendët aq pranë në këto ditë të vështira dhe në shumë raste nuk munda t’Ju përgjigjem shumë prej mesazheve tuaja. Më dhatë energji, forcë dhe kurajo cdo ditë, për ta përballuar me sukses këtë periudhë të vështirë.

Miqtë e mi! Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur. Uroj vetëm shëndet në familjet Tuaja!

FALEMINDERIT! JU JAM SHUME MIRENJOHES TE GJITHEVE! Këta janë HERONJTE E CDO DITE në luftën kundër COVID -19!

të fundit

Sondazhi i YouGov: Mbretit Charles i bie mbështetja, William dhe Catherine kryesojnë në popullaritet

Popullariteti i Mbretit Charles në Britani ka shënuar rënien më të madhe që nga nisja e mbretërimit të tij, duke…

7 minutes ago

Calhanoglu mund ta lërë Interin pa pagesë, Juventusi shfaq interes për mesfushorin

Kontrata e Hakan Calhanoglu me Interin skadon më 30 qershor 2027 dhe negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur…

7 minutes ago

Bugatti po shqyrton një sportiv më të lehtë me motor V16 dhe kambio manuale

Bugatti po shqyrton mundësinë e prodhimit të një modeli sportiv më të lehtë, të pajisur me motor V16 dhe ndërrues…

7 minutes ago

Aurela Gaçe rrëfen për albumin dhe protestat: Kam qenë aty që në fillim, të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri

Aurela Gaçe është e ftuara e parë e “Live me Luizin”. Së fundmi ajo ka lancuar albumin e saj me…

11 minutes ago

Bochsler: Kosova mbetet temë tabu në Serbi, asnjë parti nuk flet hapur për pavarësinë e saj

Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…

19 minutes ago

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Le Havres dhe ruan kreun e Ligue 1

Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në…

19 minutes ago