Categories: showbiz

Aurela Gaçe rrëfen për albumin dhe protestat: Kam qenë aty që në fillim, të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri

Aurela Gaçe ishte e ftuara e parë në emisionin “Live me Luizin”. Këngëtarja ka publikuar së fundmi albumin e saj me 10 këngë, të titulluar “Ky vend do të shpëtojë”, një emër që lidhet natyrshëm me protestat e dhunshme të zhvilluara gjatë javëve të fundit.

Artistja tregoi se albumi përfaqëson një mënyrë tjetër për të shprehur revoltën e saj. Përmes teksteve, ajo ka përcjellë ndjesitë që ka për Shqipërinë, duke theksuar se vendi nuk duhet konsideruar i pashpresë, pasi “ky vend do të bëhet”.

Të lidhura

None found

Gaçe kujtoi se, disa kohë më parë, kishte publikuar në Facebook disa vargje me titullin “Letër Vlorës sime”. Reagimet që mori e shtynë ta kthente atë material në këngë. Ajo tha se nuk bëhet fjalë për patriotizëm, por për dashurinë ndaj vendit ku është rritur dhe dëshirën për t’i kushtuar më shumë vëmendje Vlorës, në mënyrë që të mos i mbetej borxh qytetit të saj. Kështu, krijoi 10 këngët e albumit.

Sa herë rikthehet në Vlorë, këngëtarja thotë se i vijnë ndër mend gjyshërit, fëmijëria dhe shëtitjet në Lungomare, ku, siç tha me humor, ndonjëherë e ngacmonin edhe Luizin. Ajo shprehu shqetësimin për largimin e njerëzve nga vendi, duke kujtuar se edhe vetë, bashkë me motrën dhe vëllain, ka ikur nga Shqipëria, ndërsa dashuria e ka rikthyer.

Aurela tha se vajzat e saj i nxit të kërkojnë pa u lodhur atë që meritojnë dhe të mos dorëzohen përballë frikës, edhe pse pranoi se frika prek herë pas here të gjithë. Për protestat, ajo sqaroi se ka qenë e pranishme që në fillim, por nuk ka zgjedhur ta dokumentojë pjesëmarrjen e saj me fotografi. “Unë protestoj për çdo gjë që më shikon syri”, u shpreh ajo.

Këngëtarja shtoi se ka nevojë të shprehë mendimet dhe ndjesitë e saj, edhe pse marrja e një qëndrimi mund të sjellë kundërshti dhe urrejtje nga njëra palë. Ajo theksoi se nuk ka dalë në protestë për t’u rreshtuar me dikë, por sepse beson se ky vend ka të drejtë ta ngrejë zërin.

“Dua të drejtën e fëmijëve të mi dhe të rinjve që nuk shohin të ardhme këtu. Këtë nuk e luan topi. Shoh një rini që ndjen se në këtë vend nuk ka të ardhme. Ky shtet, a duhet t’ua ndërtojë këtë?”, tha Aurela Gaçe.

të fundit

Duka: Ligji i sponsorizimit duhet të jetë funksional, nëntori solli arritje për kombëtaret shqiptare

Armand DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel” [...]Read More...

4 minutes ago

Ministria e Financave nis emetimin e katërt të obligacioneve qytetare, ekspertët kërkojnë qartësi për përdorimin e fondeve

Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë…

11 minutes ago

Reagim i ashpër i Parlamentit Studentor të UP-së ndaj rektorit Hajrullahu: kërkojnë takim të ri me Këshillin Drejtues, jo arsyetime

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…

14 minutes ago

Braçe i kundërvihet Veliajt për shkarkimin e Zhaneta Beqirit dhe kërkon kthimin e vendimit të firmosur nga qelia

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…

15 minutes ago

AC Milani shkatërron Frosinonen me fitore 5-1 në shtëpi

AC Milani ka zhvilluar një paraqitje spektakulare në shtëpi për të mposhtur skuadrën në formë, Frosinonen.“Rossonerët” dominuan forcën për të…

15 minutes ago

Detaje nga plagosja me thikë në Korçë, 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…

40 minutes ago