Moderatorja Arbana Osmani është emocionuar me dedikimin që kryeministri Edi Rama ka bërë së fundmi për nënën e tij.
Ajo e ka shpërndarë postimin e Ramës në profilin e saj në Instagram, teksa shprehet se është një nga dedikimet më të bukura që ka lexuar ndonjëherë.
None found
“Një nga dedikimet më të bukura që kam lexuar ndonjëherë për nënën”, shkruan Arbana, teksa riposton statusin e Ramës, që është si më poshtë:
“Mund të derdhësh lot pse iku, Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet, Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më, Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me te. Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen, Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të. Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara… ***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit”.
Aneta Rama u nda nga jeta ditën e shtunën, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku u shpreh se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.
Komuna e Tetovës ka dalë sërish me sqarim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip…
Një grup shqiptarësh në Bazel të Zvicrës po protestojnë këtë të diel kundër qeverisë shqiptar. Me pankarta dhe postera të…
Irani mund të ndërpresë negociatat me Shtetet e Bashkuara në rast se Izraeli nuk largon forcat e tij nga jugu…
Një nga nismëtarët e protestës qytetare në Tiranë kundër qeverisë, Arben Kola, ka reaguar pas incidentit me flamurin izraelit, duke…
Në një apartament në Torino janë gjetur pa shenja jete një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare. Hetimet e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat…