Categories: kosovë

Baloku: Hetimi për rastin e Arlinda Zekajt do të përcaktojë përgjegjësitë institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur institucioneve mbrojtje përballë dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Ajo është gruaja e tetë e vrarë nga familjarët gjatë këtij viti në Kosovë, ndërsa që nga viti 2010 numri i viktimave ka arritur në 67.

Pas kësaj ngjarjeje janë shtuar diskutimet për përgjegjësinë e institucioneve dhe nëse tragjedia mund të ishte parandaluar. Kuvendi i Kosovës ka ngritur një Komision Hetimor Parlamentar me 11 anëtarë dhe mandat gjashtëmujor, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse, si dhe mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje.

Të lidhura

None found

Armend Baloku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e këtij komisioni, ka njoftuar se anëtarët kanë nisur mbledhjet e rregullta dhe po punojnë për përfundimin e strukturës funksionale të organit hetimor.

Sipas tij, komisioni ka miratuar edhe angazhimin e profesionistëve ligjorë, të cilët do të ofrojnë mbështetje gjatë punës dhe realizimit të mandatit.

Baloku ka deklaruar se është ende shpejt për të thënë se cila pjesë e sistemit ka dështuar. Ai ka sqaruar se përgjigjja do të dalë pas një hetimi të plotë, përmes të cilit do të analizohen veprimet, mosveprimet dhe përgjegjësitë konkrete të institucioneve.

Deputeti ka bërë të ditur se aktualisht po mblidhen dhe shqyrtohen raportet e institucioneve lokale. Në vijim, komisioni do të kërkojë dhe analizojë edhe dokumentacionin e institucioneve të nivelit qendror.

Ndërkohë, kanë nisur edhe ftesat e para për dëshmitarët. Në javët e ardhshme pritet që para komisionit të paraqiten persona të tjerë, të cilët mund të japin sqarime lidhur me veprimet ose mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.

Baloku ka theksuar se hetimi synon të jetë i gjerë, objektiv dhe i mbështetur në fakte, me qëllim që në përfundim të përcaktohen përgjegjësitë dhe të hartohen masa për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk mund të jepen ende rekomandime për ndryshimet që duhen bërë në sistem, përfshirë vlerësimin e rrezikut, zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe mekanizmat e tjerë të mbrojtjes. Sipas tij, qëndrimet konkrete duhet të formulohen vetëm pasi të mbyllen hetimet.

Procesi i marrjes në pyetje të dëshmitarëve pritet të vijojë pas përfundimit të shqyrtimit të raporteve. Komisioni do të kërkojë prej tyre të dhëna dhe shpjegime për mënyrën se si kanë vepruar institucionet në këtë rast.

Qëllimi i hetimit, sipas Balokut, është që të mos kufizohet vetëm në përcaktimin e asaj që ka ndodhur, por të identifikojë edhe ndryshimet e nevojshme në mënyrë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet.

të fundit

Hoti: After three consecutive defeats, the LDK needs deep change

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…

9 minutes ago

Hoti: Pas tri humbjeve radhazi, LDK-së i nevojitet një ndryshim i thellë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…

14 minutes ago

Ferrari 499P Modificata del në ankand, çmimi pritet të kapërcejë 8 milionë euro

Një nga Ferrarit më të rrallë dhe më të vlefshëm të epokës moderne do të dalë në ankand muajin e…

17 minutes ago

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

1 hour ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

1 hour ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago