Danimarka ka hapur kufijtë për çiftet që karantina i ndau prej njëri tjetrit për muaj me radhë! Që nga dita e hënë, çiftet të cilët jetonin në vendet nordike ose në Gjermani, mund të kthehen në Danimarkë dhe të bashkohen me partnerin/en.
Një prej rregullave që duhet të zbatohet për të përfituar nga ky vendim janë provat e dashurisë! Njerëzit duhet të provojnë lidhjen e tyre duke treguar, foto në çift, mesazhe, email-e.
None found
Pra mjafton të thuash që “jam një i dashur që jetoj larg partneres”, shanset për t’u kthyer në Danimarkë janë të mëdha.
Cilat janë rregullat?
Aktualisht, autoritetet daneze thonë se njerëzit që aplikojnë duhet të japin emrin, adresën dhe kontaktet e partnerit që jeton në Danimarkë si dhe prova të tipit: mesazhe të vjetra, telefonata, foto dhe detaje të tjera që provojnë se marrëdhënia është e mirëfilltë. Ata gjithashtu shtojnë se nga ky vendim do të përfitojnë çiftet që kanë lidhje serioze (të paktën 6 muaj)
Si do të ndikojë kjo tek çiftet?
Padyshim që ky vendim është lajmi i mirë për çiftet në distancë që s’mundën ta takojnë njëri tjetrin për shkak të koronavirusit, por dhe një test sfidues për vazhdimsinë e marrëdhënies.
Gjermania gjithashtu ka propozuar për të lejuar udhëtimin e lirë me 26 vende të Europës, Britaninë e Madhe si dhe Islandën dhe Norvegjinë. Pavarësisht diskutimeve, masat shtrënguese vijojnë të jenë në fuqi dhe peshën më të madhe të pasojave e kanë shprehur çiftet që jetojnë të ndarë në vende të ndryshme.
Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…