Edhe pse kanë debatuar për 4 orë në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, palët nuk kanë arritur konsensusin.
Përfaqësuesi i PS në tryezë Damian Gjiknuri tregoi çështjet që po i mban peng palët drejt dakortësisë.
None found
“Pika e madhe që na ndan është përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore bazuar në kriteret apolitike.
Sa i përket teknologjisë vullneti i PS ka qenë i qartë, u angazhuam të aplikojmë identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe votimin elektronik por përtej dëshirës, iu drejtuam ekspertëve të ODIHR që na thanë se sistemi elektronik duhet të implementohet gradualisht duke filluar me projekt pilot jo më tepër se 10%. Ne po themi ta shtrijmë edhe përtej 10% e zonat ti zgjedhë opozita, i thashë hajde ti drejtohemi ODIHR po na ktheu përgjigje pozitive e heq dorë nga opinioni i parë po e marrim atë risk. Se mund të vihen në rrezik zgjedhjet,ne do mundohemi të adoptojmë pretendimet logjike te opozites, nuk vihet me kushte e listë dëshirash që vetëm kjo e zgjidh problemin se unë nuk e di ku janë mbushur këto kuti kaq masive.
Kush është ai i cmendur që do mbushë kutitë kur e di që do kontrollohet? Tani është e kundërta merret materiali zgjedhor e fletët e votimit e kjo është transparencë që asnjë opozitë nuk e ka pasur. Cdo qendër votimi do jetë e regjistruar me kamera cdo proces, ja edhe kjo është garanci ekstra, se thonë që nuk është arritur asgjë”.
A do e votojë e vetme mazhoranca reformen zgjedhore?
Shpresoj që mos të jenë sebepe për ta hedhur në erë këtë reformë, PS i ka pasur votat edhe me partitë e tjera parlamentare në Kuvend, por ne nuk është se këtë garanci që e kishim e lamë thjesht se donim një mendim paraprak të PD ne duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por s’duhet të mbahemi peng. Do synoj deri ne fund te gjej konsensus mbi baza parimore dhe mbi rekomandimet e ODIHR.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…