Categories: Uncategorized

Dako i dha garanci ndërsa OFL i çon formular Lul Berishës, Balla: Këto dy emra i kam edhe unë merak

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha sot se koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që hapnin e mbyllnin dosjet ka mbaruar.

Balla ka komentuar edhe reagimet e opozitës për të cilën tha se ndjen keqardhje që kundërshton paketën AntiKÇK.

“Më vjen keq që rikonstatoj vetëvrasje politke nga opozita që e kundërshton këtë akt, kundër krimit të organizuar e terrorizmit, duhet të kujtojmë që fokusi i ligjit është asetet apo llogartitë bankare apo pasuri të tjera që mund të jenë ngritur, se në të shkuarën kemi pasur konfiskime të pasurive të organizatave me lidhje me grupe të caktuara terroriste jashtë Shqipërisë, dhe skaneri i OFL do veprojë po njëlloj, mos u habisni të ketë edhe goditje apo skanim të cdo lloj pasurie që mund të fshehë në background e vet edhe lidhje të këtij niveli”.

Balla u pyet se pse OFL i con formularin per pasurine kur një kryebashkiak socialist firmosi garancinë për lirimin e Lul Berishës. Numri dy i PS-së tha se drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër duke akuzuar edhe ish-kryeministrin Berisha.

“Këto dy emra edhe unë i kam me shumë merak e ajo që dua tju them është që personi në fjalë apo të tjerë ligji i miratuar përmes aktit normativ që do konfirmohet në Kuvend i përfshin si persona apo grupe kriminale pasuria e të cilëve duhet hetuar, procesi i hetimit është kompleks, 48 orë janë të mjaftueshme për këta persona të plotësojnë formularin e më pas policia ka kohë 15 ditë për të bërë verifikimet e më pas lidhet hetimi me SPAK që edhe ai ka 15 ditë kohë të shkojë në gjykatë, kështu që mos kini asnjë merak, e kam thënë shpesh herë kam qenë një ndër zërat më konsistentë që lidhet me besimin që kam te SPAK.

Për fat të keq opozita nga dita e parë ka sulmuar edhe këtë institucion të besueshëm, kreun e saj, unë jam besimplotë e shqiptaret duhet të jenë besimplotë që historia ne këtë vend që dosjet hapeshin e mbylleshin nga prokurore e gjyqtarë të korruptuar ka mbaruar.

Dua ti them gjyqtarit…të heqë dorë nga historia e vonesës së zbardhjes së vendimit për dosjen OSSH, ky gjyqtar me shpresën që s’jemi të vëmendshëm e s’do e apelojmë në apel atë vendim ia them këtu publikisht këtij anëtari të KCK në gjyqësor se dosja OSSH s’mund të mbyllen me vendime të turpshmne të këtyre gjyqtarëve.
Unë personalisht do e ndjek se nëse ka një dosje në Shqipëri të qartë dhe e zbardhur tërësisht se si familjarë të kryeministrit të asaj kohe merrnin kontakte me lobistë, sekserë në shqip për privatizime të sektoreve strategjike e që ne e kemi dokumentuar në raportin e komisionit hetimor skemën korruptive të jeni të sigurtë që këto cështje s’kanë për tu mbyllur, drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjeter qe Berisha me shokë e kontrollonin si merimangë ka mbaruar e kush ka kryer veprimtari krimninale a korrupsion s’ka për ti shpëtuar”, tha Balla.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago