Categories: Uncategorized

Ç’të bëjmë kur shohim se dikush po mbytet

Stina e verës përveç gjithë avantazheve vjen edhe me incidente që jo pak herë përfundojnë në tragjedi. Mbytja, është një prej më të rëndave. Mund të ndodh në çdo kohë dhe për më tepër në çdo lloj thellësie. Nisur nga restet e fundit të mbytjeve në Durrës dhe Velipojë, natyrshëm lind pyetja: A jemi të përgatitur për të ndihmuar veten dhe të tjerët në një situatë si kjo?

1- Hapi i parë që duhet të ndiqni nëse shihni dikë që po mbytet është të kërkoni ndihmë tek dikush tjetër. Një i rritur mund të rezistojë në ujë për 3 minuta, por një fëmijë nuk qendron dot për më shumë se 3 sekonda.

Të lidhura

None found

Duhet të jeni të kthjellët kur i bëni këto veprime pasi koha është faktori kryesor. Gjithashtu, mund të bërtisni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët mund të asistojnë në proçesin e shpëtimit.

2- Arritja. Në këtë fazë duhet treguar shumë kujdes, pasi rreziku është i madh. Duhet të siguroni që jeni të mirëpozicionuar dhe viktima nuk do të mund t’ju tërheqë pas vetes.

3- Nëse viktima ndodhet shumë larg dhe është pothuajse e pamundur të shkosh me not, merrni një varkë për të arritur më shpejt tek ai. Por tregohuni të kujdesshëm të mos e lëndoni. Ndihmojeni të futet në varkë duke përdorur mjete rrethanore dhe përpiquni të stabilizoni gjendjen e tij.

4-Të notosh për të ndihmuar dikë nga mbytja duhet të jetë alternativa e fundit. Ky proçes kërkon aftësi shumë të mira të të notuarit, në të kundërt personi tjetër rrezikon të të fundosë ty gjithashtu. Gjithsesi, nëse iu duhet patjetër të notoni për të shpëtuar dikë, merrni me vete diçka tek i cili viktima mund të mbahet. Kështu do të jetë më e lehtë për të dy rruga drejt bregut, pasi distanca nga personi i rrezikuar është shumë e rëndësishme.

Pasi të keni dalë në breg, gjëja e parë që do të bëni është t’i masni pulsin. Shikoni nëse e ka frymëmarrjen e rregullt dhe nëse është nevoja bëjini frymëmarrje artificiale.

të fundit

Kumanovo hospital plans to hire 23 more medical residents, but how many are Albanian?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

28 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të tjerë, por sa prej tyre janë shqiptarë?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

57 minutes ago

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

6 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

6 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

6 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

6 hours ago