UEFA ka zyrtarizuar afatin e fundit për tregun e transferimeve verore më 5 tetor 2020 për të gjitha federatat, në mënyrë që të lejojë regjistrimin e rregullt të lojtarëve për fazën në grupe të kompeticioneve europiane 2020/21 brenda 6 tetorit.
Kjo është një nga masat e përkohshme urgjente për shkak të Covid-19, të marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që ka modifikuar edhe rregulloren për licencat në lidhje me Fair Play-n Financiar. Vlerësimet e vitit 2020 – për shembull – shtyhet për një sezon dhe do të vlerësohet së bashku me vitin financiar 2021.
Të gjithë klubet, që marrin pjesë në garat e UEFA-s, duhet të demonstrojnë brenda 31 korrikut (në vend të 30 qershorit) dhe 30 shtatorit, se nuk kanë borxhe të vonuara për transferime, punonjës dhe subjekte socio-fiskale të lidhura me pagesa, që duhet të kryen përkatësisht mes 30 qershorit dhe 30 shtatorit.
Të gjitha klubet, që marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s, duhet të bëjnë të ditura informacionin mbi transferimit e tyre nga 30 qershori dhe deri më 30 shtator, në mënyrë që të lejojnë kontrollin ndërmjet informacionit dhe borxheve nga klubet e tjera.
Një tjetër risi ka të bëjë me dritaret e sinkronizuara të merkatos në të gjitha federatat, me qëllim që të lejojë lojtarët të regjistrohen në fazat përfundimtare të kupave të Europës deri në afatin e caktuar më 6 tetor 2020.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka ftuar të gjitha federatat të miratojnë një datë të përputhshme për përfundimin e dritares së ardhshme të merkatos së verës, duke caktuar si datë 5 tetorin 2020.
Pas zbulimit të skandalit për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj…
Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl…
Lidhja e Roza Lati dhe Xhonatan Islami, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por…
Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste,…
Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale,…