Categories: Uncategorized

Çfarë pritet të ndodhë gjatë 10 viteve të ardhshme nga kriza e COVID?

Edhe para Coronës ekonomia botërore po ndryshonte nga proteksionizmi, dëshira për zinxhirë më të shkurtër furnizimi dhe më shumë qëndrueshmëri. Sipas ekonomistëve të OKB pandemia mund ta përshpejtojë këtë prirje.

Prodhimi ndërkombëtar i mallrave kishte ndryshuar tashmë që para krizës së Coronës për shkak të përdorimit në rritje të robotëve dhe digjitalizimit, por ky zhvillim tani ka të ngjarë të përshpejtohet. Kështu thuhet në raportin e ri të investimeve botërore të Konferencës së OKB për Tregtinë dhe Zhvillimin (Unctad).

Të lidhura

None found

Frikë nga rënia e investimeve të drejtpërdrejta

Investimet e huaja të drejtpërdrejtë (IHD), që janë veçanërisht të rëndësishme për vendet në zhvillim, ka të ngjarë të bien këtë vit me 40 përqind, dhe sipas analizës së Unctad, tendenca nuk tregon një kthim në normat e mëparshme të rritjes. Vitin e kaluar IHD-ja ishte 1.54 bilion dollarë. Kjo ishte një rritje prej tre përqindësh, pas rënies ekonomike në vitet në 2017 dhe 2018. Sidoqoftë prej kësaj përfitojnë sidomos vendet e industrializuara, kurse investimet në vendet në zhvillim sipas Unctadit do të bien.

Ekonomistët kanë frikë nga një rënie e mëtejshme në përgjithësi për vitin e ardhshëm, nga pesë deri në dhjetë përqind përpara se një rikuperim të vijë në 2022. Këtë vit IHD pritet të zbresë nën një trilion dollarë, shifra më e ulët që nga viti 2005. Perspektiva e një recesioni të thellë do t‘i detyrojë shumë ndërmarrje ndërkombëtare të rishikojnë investimet e planifikuara, veçanërisht jashtë.

Rajonalizimi i prodhimit

Ekonomia globale po përballet me trazira të mëdha. Edhe pas krizës financiare të vitit 2007/2008 investimet ndërkufitare nuk u rritën më ndjeshëm. Tregtia botërore ka mbetur e ngadaltë dhe zinxhirët e vlerës globale madje kanë rënë. Debati i qëndrueshmërisë ka nxitur prirjen drejt një prodhimi më rajonal. Kësaj i shtohet proteksionizmi në shumë rajone të botës që është duke u rritur.

Unctad pret më shumë shitje të bizneseve dhe më shumë ulje të prodhimit. Vendet dhe rajonet duan zinxhirë furnizimesh që janë më pak të prirur për t’u goditur nga krizat. Kriza e Coronës po i përshpejton këto prirje.

“Ndryshimet e mëdha në prodhimin ndërkombëtar do të kenë një ndikim të madh në vendet në zhvillim gjatë dhjetë viteve të ardhshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Unctad, Mukhisa Kituyi. Unctad sheh mundësi për tërheqjen e investimeve për të gjetur zgjidhje tërheqëse për shërbimet dhe ekonomi të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin./DW

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

4 hours ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

4 hours ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

4 hours ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

4 hours ago