Pasagjerët e një autobusi të mbërritur në Lion të Francës nga Milano e Italisë nuk janë lejuar të zbresin prej tij, pasi shoferi i mjetit u shtrua në spital me simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit të ri. Policia ka vendosur një kordon sigurie rreth autobusit dhe njerëzve që ndodheshin në të, u është kërkuar të qëndrojnë në bord.
Nuk dihet me siguri sesa pasagjerë ka autobusi dhe përsa kohë do të bllokohen ata. Raste të koronavirusit janë paraqitur tashmë dhe në Milano, kryeqyteti I rajonit të Lombardisë, e cila është në zemër të shpërthimit më të madh të Covid 19 në Europë.
None found
Virusi ka marrë 6 jetë njerëzish në Itali, ku fshatrat e Lombardisë janë izoluar e nuk lejohen hyrje daljet. Mediat franceze thonë se shenja kryesore që kishte shoferi I autobusit ishte kolla e fortë. Mësohet se mjeti kishte pasur një ndalesë në Torino e më pas në qytetin francez, Grenoble gjatë rrugës së tij për në Lion
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…
Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…
Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…