Categories: Uncategorized

“Blidohet” spitali i Traumës, kush e mbron Ardjan Çapjan

Ardjan Çapja ndodhet në spitalin e Traumës, që prej të hënës pasi u plagos me snajper gjatë një atentati të ngritur kundrejt tij.

Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv ka deklaruar se Çapja nuk ka treguar asgjë përpara oficerëve të policisë se si ka ndodhur atentati ndaj tij, apo tek personat se ku dyshon.

Të lidhura

None found

Duke qenë se ai i ka shpëtuar atentatit të tretë, gazetari tha se spitali i Traumës, ku ai ndodhet aktualisht, është i blinduar nga “ushtarët e tij”.

“Për policinë ka folur. Foli për dy oficerë që e morën në pyetje. Nuk ka treguar asgjë, as se ku e ha meraku në lidhje me atentatin dhe ata që qëndrojnë pas tij. Më kanë konfirmuar se ka shpëtuar për një fije të perit, pasi plumbi ka qenë shumë pranë zemrës së tij.

Nëse për punë milimetrash, arma do të ishte ulur më poshtë, pasojat do të ishin të parikuperueshme. Kemi të bëjmë me një ekzekutim të mirëmenduar. Mesa duket e kanë pasur një preventive të plotë, se si duhet të realizohet këtë lloj vrasjeje, duke llogaritur edhe daljen e Çapjas nga shtëpia.

Nga mënyra si është kryer dhe dinamika e ngjarjes, nuk besoj se autorët të jenë nga Elbasani, mendoj se organizatorët janë nga Elbasani, por jo ato që e kanë kryer aktin, ato janë paguar. që i kanë studiuar dhe kanë zgjedhur mëngjesin, ku zona ka qenë në gjumë, po dhe policia bën gjithmonë atë ndërrimin e turneve dhe janë pothuajse ‘të shkrehur’.

Çapja nuk lëvizte lirshëm, se nuk ia lejonte vetes e jo më të tjerëve në spital nuk është vetëm policia, po e ruajnë më shumë njerëzit e tij. Shteti shkoi për t’i garantuar një lloj sigurie, dhe u vunë përpara në 2013 policëve.

Ato prej 5 vitesh po përballojnë situata me armë, në një kohë kur pjesa më e madhe e atentateve nuk i kanë zbardhur, kjo familje e ka humbur besimin te policia dhe po mbrohen vetë! Personat e kanë menduar shumë gjatë këtë atentat, duke filluar që të makina, arma. Deri tani e vetmja indicie është momenti kur i ka kapur një kamera që kanë hipur në një makinë tjetër, me kapuç me pistoleta, që tregon se nëse do kishte një kundërsulm nga familja Capja do vazhdonte beteja me pistoleta”, tha Qyno.

të fundit

Raiffeisen Bank in Tirana robbed; suspect arrested a week later (NAME)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

2 minutes ago

Tragedy in Crete: 20 migrants dead, two missing and 133 rescued

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

2 minutes ago

The US and Iran seek an agreement through discreet contacts amid high tensions

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

2 minutes ago

Endrit Nika’s retrial for the murder of an Argentine woman expected to continue

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

2 minutes ago

Grabiti Raiffeisen Bank në Tiranë, arrestohet pas një jave autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

5 minutes ago

Tragjedi në Kretë: 20 emigrantë të vdekur, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

20 minutes ago