Categories: Uncategorized

Bënte kërdinë në lokalet e natës, si u zbulua dhe u kap 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, banues në lagjen nr. 12 Nishtulla në Durrës është arrestuar nga policia për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit në banesë i janë sekuestruar edhe një sasi eurosh.

Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Të lidhura

None found

Vihet në pranga poseduesi, njëherazi dhe shpërndarësi i drogave.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

të fundit

QMK njofton: Deri në 18:00 janë evidentuar 11 zjarre, vetëm 1 mbetet ende aktiv

Deri në orën 18:00 të datës 04.07.2026, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura,…

8 minutes ago

Flori Mumajesi bashkëpunim me Elvana Gjatën së shpejti? Gazetari jep lajmin

Pas një kohe të gjatë larg skenës muzikore, Flori Mumajesi po përgatitet për një rikthim të madh që pritet të…

10 minutes ago

SHBA shënon 250-vjetorin e Pavarësisë, Vance: E presim të ardhmen pa frikë, vapa ndalon disa aktivitete

Sot në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen aktivitete për 250-vjetorin e Pavarësisë.Në Uashington DC, Dita e…

11 minutes ago

Bajrami: Central Bank data show the economy is relying on consumption and imports

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës…

12 minutes ago

On Edi Rama’s 62nd Birthday, Protesters Bring Cakes to the Boulevard With Messages: The People Wish You Well!

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili…

13 minutes ago

Greetings to the US at the protest, American and Albanian flags waved during the march

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe me një mesazh simbolik në ditën kur Shtetet…

14 minutes ago