Categories: Uncategorized

Basha konferencë me kryeministrin grek: I gatshëm të na ndihmojë me strategjinë për turizmin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, realizoi sot një video konferencë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me sfidën e përballimit te pandemisë dhe perspektivat për rikthim në normalitet si dhe për fillimin e sezonit turistik.

Basha sqaroi në Facebook se në bisedën e tyre u fol për punonjësit sezonal, për pakicën greke në Shqipëri si dhe për kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Reagimi i Bashës:

Pata kënaqësinë të zhvilloja një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë z. Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj.

Gjatë bisedës, e falenderova kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira. Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë.

Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.

Në emër të PD e falenderova kryeministrin grek për vullnetin e shprehur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen si kryetar i Nea Demokracia, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane, për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen sa më parë të 15 kushteve për integrimin europian të Shqipërisë.

Nga ana e tij kryeministri Mitsotakis më siguroi se Greqia dëshiron dhe do të ndihmojë për një Shqipëri europiane, demokratike dhe me një ekonomi të zhvilluar.

të fundit

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

4 minutes ago

Shpërthimi me lëndë plasëse në makinën e punonjëses së Bashkisë/ Kush është 43-vjeçari i arrestuar, në kërkim tre persona të tjerë (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…

21 minutes ago

LAMM: Kalimi në kufi pa vonesa të gjata, qarkullimi në rrugë vijon normalisht

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…

21 minutes ago

Sulmet kibernetike dhe kërcënimet për bomba, Europa heton gjurmët e dyshuara ruse

Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…

24 minutes ago

Dimitrievski paralajmëron daljen e ZNAM-it nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet në shqip

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

34 minutes ago

Prattipati and KFOR commander discuss security for communities in Kosovo

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…

39 minutes ago