Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama nga salla e Parlamentit.
Basha shprehet në Twitter se kryeministri e shembi Teatrin me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm për të ndërtuar kulla.
None found
“Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, shkruan Basha.
Reagimi i plotë
Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.
Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.
Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.
Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…
Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…
Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…
Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall…