Categories: Uncategorized

“Atëherë unë do të jem i lumutur”, vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e babait

Nuk është e lehtë të rrisësh katër fëmijë i vetëm, por zoti Ëngjll duket se ja ka dalë e është krenar sot për fëmijët e tij.

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të tijl. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e trombozës.

Të lidhura

None found

Ai mbeti i vetëm me 4 fëmijët dhe nuk ka qenë aspak e thjeshtë për t’i rritur ata.

Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.

Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot lotët.

Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.

Ardit Gjebrea: Mua më vinin lotët e tu deri këtu, të dëgjoja dhe e kisha të vështirë të vazhdoja të flisja me babain tënd, teksa dëgjoja këto lot që më prekën në shpirt. Por janë lot gëzimi, se të dëgjosh një baba që të flasë kështu për vajzën, një hallë që të është mirënjohëse deri në fund dhe ne që brenda 20-25 minutash u dashuruam me ty, Na vjen keq që do ikësh edhe ne. A mund ta mendosh edhe njëherë atë vajtjen në Itali?

Migela: Do rri dhe për pak kohë!

Ëngjëll: Jo të keqen babi, jo!

Ardit Gjebrea: Tani do ta nxjerrësh gocën nga shtëpi apo jo?

Ëngjëll: Unë edhe këtu në publik e thashë dhe në shtëpi e kam thënë, që ajo të shikoj jetën e saj, atëherë unë jam i lumtur.

Ardit Gjebrea: Migela çfarë do i thuash babit dhe hallës?

Migela: Ata të dy thanë që janë krenarë për mua, por unë nuk e di nëse kam mundur t’i bëj aq krenarë sa ata e meritojnë, sidomos babi. Ndoshta të dy nuk ia kemi shprehur kurrë njëri-tjetrit, se sa shumë e duam. Edhe kur ka qenë mami, babi priste të na zinte gjumi, të na puthte dhe të na shprehte dashurinë. Unë e kuptoja hilen dhe bëja sikur më zinte gjumi. Ai e di dhe unë e di që jemi pikat e dobëta të njëri-tjetrit, të gjithë na thoshin që ngjajmë shumë dhe ne ngjajmë shumë. E di që shpesh herë mund të kemi debatet tona, se nuk është e lehtë për asnjërin nga ne të dy, për më tepër për atë, por unë di të them që ai është gjithçka për mua. Kurse për sa i përket hallës, unë vërtet kam 3 halla, por duke qenë se halla është aty afër nesh dhe na është gjetur shumë pranë do ta falenderoj shumë dhe nuk e prisja sinqerisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë do bësh tani që do ikësh në Itali pa babin?

Migela: Do e marr!

Ardit Gjebrea: Do shkosh Ëngjëll?

Ëngjëll: Kështu si mysafir do shkoj, po ashtu jo.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago