E ftuar në “Pasditja ime”, gazetarja Edlira Birko, në një rrëfim të ndjerë, tregoi përjetimet e saj.
Teksa kujtoi fëmijët, ajo nuk i mbajti dot lotët, ndërsa i kërkoi falje të birit sepse në një moment dobësie, i kishte thënë se nuk do t’ia dilte.
None found
“Fëmijët e mi e përjetuan shumë keq dhe unë nuk mund të hidhja vështrimin edhe te familja sepse ata e vuajnë dy herë më shumë. Unë i kam lejuar të mi shohin lotët, por në mëngjes jam ngritur jam krehur dhe kam shkuar në punë, kam bërë nga 2 apo 3 punë. Por për një gjë dua t’i kërkoj falje tim biri. Një herë kam qenë keq dhe kam vendosur kokën në gjoksin e tim biri dhe i thash ‘më duket se mami nuk do ja dalë’. Ky është pengu im më i madh në jetë sepse një prind nuk duhet t’ia thotë fëmijës së tij këtë”, u shpreh Birko.
Po ashtu ka treguar historinë e saj edhe moderatorja Rezarta Reçi, ku thotë se ajo u përpoq që të mos e humbte optimizmin.
“Më thanë që ishte një luftë që duhej ta bëja vetë. Më detyruan edhe me ëmbëlsi dhe instinktivisht zgjodha të mos ia vija veshin kimiove, sëmundjes që kisha, mendoja sikur nuk ekzistonte. Çdo mëngjes zgjohesha. i kam provuar të gjitha, me flokë, pa flokë, por nuk e hoqa kurrë buzëqeshjen. Miqtë më kanë qëndruar shumë pranë. Nuk u flisja kurrë dhe nuk më flisnin kurrë për sëmundjen. Bënim biseda sikur nuk ekzistonte. Pastaj natën me celular fillova të shkruaja dy romanet e mia dhe mendoj se bëra shumë mirë që i kam hedhur ato mendime të trishta që më kapnin gjatë natës dhe ishin të vërteta, dhe ky grup mbështetës më merrte në telefon. Të gjithë këtyre miqve u jam mirënjohëse pa përjashtim”, tregoi moderatorja.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…