Categories: Uncategorized

Ndiqej prej ditësh, si u arrestua i dyshuari për ekzekutimin e biznesmenave në Laç

Një operacion policor është zhvilluar pak pas mesnate në Astir ku edhe është arrestuar Ilir Xhepaj, ose Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç.

Për këtë arrestim policia ka dhënë detaje të tjera.

Të lidhura

None found

Njoftohet se 33-vjeçari është lokalizuar nga Policia e Kurbinit dhe pas disa ditësh ndjekjeje ai është vënë në pranga rreth orës 00.30 të së dielës.

Njoftimi i Plotë

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja. /albeu.com/

të fundit

FOTO/Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona…

Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë. Gazetarja…

2 minutes ago

Korreshi ngre sërish alarmin për Spitalin e Lushnjës: Urgjenca në errësirë, mesazh Karakaçit nga Brukseli

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër skandal në Urgjencën e Spitalit të Lushnjës. Referuar pamjeve qe…

4 minutes ago

Klevis Balliu: Keqqeverisja po vë në rrezik mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmet se, Samiti i NATO-s rrezik të…

4 minutes ago

Rizvanolli: Kosova synon deri në 100 MW të rinj nga ankandi për energjinë e erës

Ankandi për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së erës pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në diversifikimin…

8 minutes ago

Porsche zë vendin e parë në cilësi, ndërsa Lexus humb kryesimin

JD Power ka publikuar studimin e saj të fundit të cilësisë, dhe besoni ose jo, Lexus ka rënë nga vendi…

12 minutes ago

Manchester United synon Tchouamenin, por transferimi varet nga një kusht vendimtar

Manchester United po e sheh mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni, si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të…

14 minutes ago