Categories: Uncategorized

Armë dhe “mall”, merr fund grupi i shpërndarësve në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Operacioni i koduar “Combination 2”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Të lidhura

None found

Janë arrestuar 2 persona dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Konkretisht u arrestuan A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i punës operative gjurmuese për personat që kryejnë veprimtari kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH, organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestori rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. XH. dhe O. L. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH., të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

të fundit

Arrestohen tre persona pasi zëvendësuan flamurin gjerman me atë palestinez në Reichstag

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…

11 minutes ago

Polonia shpall dy ditë zie kombëtare pas sulmit me gjashtë të vrarë në Krakov

Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…

12 minutes ago

Ylli kalon bindshëm Bashkimin dhe arrin fitoren e pestë në Superligë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në kuadër…

12 minutes ago

“Rama po ndjek modelin e Lukashenkos”, protestuesi: Masat janë antikushtetuese, gjobat synojnë të frikësojnë qytetarët

Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…

13 minutes ago

Manchester United përmbys disavantazhin dhe barazon në fund ndaj Aston Villas

Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…

18 minutes ago

Erdit Asllanaj rrëfen jetën mes Francës dhe Shqipërisë: Muzika është ilaç për shpirtin

Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…

23 minutes ago