Tashmë prej disa kohësh nga qyteti i bejteve dhe humorit, Shkodra është kthyer në një burim ngjarjesh të rënda.
Këtë ka “konstatuar” me shumë vonesë kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka theksuar se “Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës”.
Ky i fundit i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka kanë zbarkuar ne Shkodër në analizën e Policisë së Shkodrës për 2019.
“Gjatë vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa i përket kontrabandës. Kemi pasur ulje te fenomenit ne 2019-en. Ka rënë kontrabanda apo është paaftësi e juaja? Shkodra është një njollë e zezë në vend sa i takon kontrabandës”- është shprehur Veliu.
Një nga temat e tjera të diskutuara ka qenë edhe fenomeni i “Fajdeve” në qytetin verior.
Stina e protestave dhe menaxhimi i zgjedhjeve vendore te 2019-es nuk kane kaluar pa u prekur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu: “Perveç Tiranës edhe ne Qarqe ka pasur protesta, me pas edhe menaxhimin e fushatës ku qe një fushatë e vështirë për përballimin nga policia se bashku me sezonin turistik ku ju falenderoj për punën e bërë”
Sipas Veliut lufta kundër krimit të organizuar është sfida për vitin 2020. Veliu ka kërkuar që të dokumentohet gjithçka sa i takon krimit, ndërsa ka shtuar se duhen të angazhohen të gjithë strukturat e policisë vendore në Shkodër. /albeu.com/
Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…