Gjykata la në burg Orges Bilbilin teksa u kap disa ditë më parë në kryeqytet. Ndërkohë, policia dhe Prokuroria janë duke hetuar për të parë se nga kush është ndihmuar gjatë arratisë dhe lidhjet e tij.
Mësohët se apartamenti ku ai qëndronte me qira ka rezultuar në emrin e një vajze, hetuesit kanë marrë dëshminë e saj. E reja e identifikuar me emrin Jurgena ka mohuar të ketë lidhje apo të ketë ndihmuar Bilbilin, megjithatë ka dyshime se emri i saj në qiranë e apartamentit ishte një mënyrë mosidentifikimi për të shumëkërkuarin.
None found
Kjo banesë, ishte marrë me qira rreth 3 javë para se Orges Bilbili të arrestohej pas një përplasjeje me një polic, i cili i kishte bërë shenjë të ndalonte, shkruan Panorama pasi vendi ishte në karantinë dhe duhet të shikonte lejen.
Gjatë arrestimit u plagos dhe një kalimtare, ndërsa Bilbli me një plagë në këmbë u njoh dy ditë më vonë me masën e sigurisë arrest në Spitalin e Traumës.
ARRESTIMI
Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Orges Bilbilit është bërë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.
“Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes”, njoftoi Policia disa orë pas ngjarjes.
Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes, Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. I kërkuari nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë.
“Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Gjatë masës së sigurisë, Bilbili kërkoi zbutje të saj, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.
Nga vrasja në Lushnjë te droga, precedentët e Bilbilit
Sipas Policisë, Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarisht thuhet se ai është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. I shumëkërkuari, gjithashtu ishte i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Ndërkohë, për të hetuar mbi momentin e arrestimit dhe lidhjet e tij është ngritur nga grup i posaçëm në polici.
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…