Categories: Uncategorized

Anti-shpifja, delegacioni nga Venecia zbarkon në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë ditën e sotme në Tiranë në lidhje me paketën Antishpifje.

Kjo e fundit u kundërshtua shumë nga organizatat mediatike dhe në momentin kur Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim, Këshilli i Europës vlerësoi se ishte koha e duhur që këto dy ligje të përmirësoheshin.

Të lidhura

None found

Këshilli i Europës e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias dhe pas tij të njëjtën gjë bëri edhe OSBE, e, për këtë qëllim, misioni faktmbledhës do të nisë sot turin e takimeve me palët e ndryshme lidhur me këtë ligj. Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve do ta nisin me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, në orën 9:15. Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës.

Sakaq, në ditët në vijim, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë. Pas takimit me kreun e shtetit, delegacioni ka të planifikuar edhe një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Ligji për AMA-n, pjesë e Paketës Antishpifje, u shty për një kohë të dytë. Vendimi u mor nga maxhoranca, e cila vendosi ta rrëzojë dekretin e Metës për kthimin e ligjit për AKEP, ndërsa për atë të AMA-s, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nga seanca plenare deklaroi se çështja do duhet të presë derisa të merret një vendim nga Komisioni i Venecias.

Ky i fundit pritet të dalë me një opinion në lidhje me këtë çështje në muajin mars. Aktualisht, nga Shqipëria, Komisioni i Venecias ka edhe një tjetër kërkesë për opinion. Përveç Antishpifjes, që u çua nga organet ndërkombëtare, është edhe çështja për Gjykatën Kushtetuese, e cila u dërgua nga Kuvendi dhe nga Presidenca. Për çështjen e formimit të Gjykatës Kushtetuese, i pari që iu drejtua Venecias ishte Kuvendi dhe fill pas tij u dërguan edhe pyetjet e Presidentit Meta.

të fundit

68 kilograms of cocaine seized in France, North Macedonian national arrested

Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm policor ndërkombëtar dhe shkëmbimit në kohë të informacionit operativ nga Byroja e Sigurisë Publike…

35 seconds ago

CEC selects auditors by draw to audit financial reports

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike, të…

1 minute ago

After seven hours at SPAK, Behgjet Pacolli: I reported the injustices involving Vlora Airport

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka dalë nga SPAK pas shtatë orësh. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha ai ishte thirrur…

2 minutes ago

Deliu-Kodra kërkon dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Institucionet dështuan ta mbrojnë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga përfaqësuesit institucionalë pas vrasjes së…

2 minutes ago

Asllani calls for a full investigation into Arlinda Zekaj’s murder and accountability from institutions

Artan Asllani nga Grupi Multietnik, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,…

2 minutes ago

Rron Gjinovci kritikon trajtimin e dhunës në familje pas vrasjes në Pejë: Në burg duhet të shkojnë dhunuesit, jo gratë

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë, duke kritikuar mënyrën se si trajtohen rastet e…

3 minutes ago