Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë ditën e sotme në Tiranë në lidhje me paketën Antishpifje.
Kjo e fundit u kundërshtua shumë nga organizatat mediatike dhe në momentin kur Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim, Këshilli i Europës vlerësoi se ishte koha e duhur që këto dy ligje të përmirësoheshin.
Këshilli i Europës e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias dhe pas tij të njëjtën gjë bëri edhe OSBE, e, për këtë qëllim, misioni faktmbledhës do të nisë sot turin e takimeve me palët e ndryshme lidhur me këtë ligj. Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve do ta nisin me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, në orën 9:15. Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës.
Sakaq, në ditët në vijim, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë. Pas takimit me kreun e shtetit, delegacioni ka të planifikuar edhe një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.
Ligji për AMA-n, pjesë e Paketës Antishpifje, u shty për një kohë të dytë. Vendimi u mor nga maxhoranca, e cila vendosi ta rrëzojë dekretin e Metës për kthimin e ligjit për AKEP, ndërsa për atë të AMA-s, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nga seanca plenare deklaroi se çështja do duhet të presë derisa të merret një vendim nga Komisioni i Venecias.
Ky i fundit pritet të dalë me një opinion në lidhje me këtë çështje në muajin mars. Aktualisht, nga Shqipëria, Komisioni i Venecias ka edhe një tjetër kërkesë për opinion. Përveç Antishpifjes, që u çua nga organet ndërkombëtare, është edhe çështja për Gjykatën Kushtetuese, e cila u dërgua nga Kuvendi dhe nga Presidenca. Për çështjen e formimit të Gjykatës Kushtetuese, i pari që iu drejtua Venecias ishte Kuvendi dhe fill pas tij u dërguan edhe pyetjet e Presidentit Meta.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…