Categories: Uncategorized

Aishe Haklaj bën deklaratën e fortë: Fatmiri u tradhtua nga bashkëshorti im, u ble me para nga armiqtë

Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndodhte pasi të gjitha ngjarjet paraardhëse ndaj familjes së tyre nuk kishin një emër, pavarësisht se ishin lënë shumë prova. Nga mënyra e ezkekutimit të Fatmirit, ishte e qartë se grupi i komandove kishte mbështetje edhe nga informatorë të zonës.

Kurrë më parë kundërshtarët nuk kishin guxuar ti afroheshin aq shumë Fatmirit sa mbrëmjen e ekzekutimit. Fatmir Haklaj kishte intuitë dhe zgjuarsi që të mos binte në pritë. Por kësaj here ai ishte tradhëtuar. Për herë të parë, ekskluzivisht, motra e tij Aishe Haklaj rrëfen se Fatmiri ishte tradhëtuar nga një anëtar i familjes së tij.

Të lidhura

None found

“Djali im në atë kohë ishte 8-vjeçar e tek luante me shokun e fëmijërisë me inicialet J.H. gjej një shumë të konsiderueshme parash brenda në banesë, në një pjesë të aneksuar dhe djali im vjen bashkë me ato paratë e mi paraqet mua e mi jep, thotë: “mama ja çfarë kam gjetur”, rrëfen Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

Aishja fillon të bëjë lidhjen mes parave dhe vrasjes së vëllait. Dikush kishte dhënë informacion për vendodhjen e Fatmirit në banesën e saj në Bujan, para se të shkonte drejt kullës së Mulosmanëve.

“Një javë të tërë i bëra hetuesi djalit që ishte vetëm 8 vjeç se dyshoja se dikush mund ta kishte gënjyer, vëllai ishte në banesën e time”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

E tronditur nga ajo që zbuloi, dhe me mendimin se i vëllai ishte tradhtuar nga brenda familjes, Aishja vendos të largojë paratë nga vendi ku ishin fshehur. Synimi i saj ishte të zbulonte se kush i kishte vendosur atje. Zbulimi, do të ishte shokues.

“I mora ato para, I vendosa në një vend të caktuar dhe vendosa të survejoj vendin ku ishin gjetur paratë. Pas disa ditësh pashë, ish bashkëshortin, rrotull vendit ku djali kishte gjetur paratë. Mendova ta pyes çfarë kërkon, ai mu përgjigj se po kërkoj ca para. Mu duk se qielli më ra mbi kokë e mu duk vërtetë se vëllain tim e kishte tradhtuar motra e tij, ai u përgjigj se janë parat e vëzhguesve socialist”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

Ky moment, do të ishte një tronditje e fortë për familjen Haklaj, pasi dyshimet ishin se tradhtia ishte nga brenda. Sot e kësaj dite, e vërteta ka mbetur ende mister.

“Dyshimet se ish – bashkëshorti mund të kishte bashkëpunuar me persona të caktuar dhe dhënë informacione për vendndodhjen e vëllait tim Fatmirit u bënë bindje, sepse shuma e parave të gjetura në banesën time ishte e pakonceptueshme, ishte mjaft absurde dhe kjo është një enigmë mjaft e madhe që do ta kem për gjithë jetën”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

të fundit

Incidentet ndaj gazetarëve në protesta, UGSH kërkon përgjegjësi dhe ndëshkim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar rastet e pengimit, kërcënimeve dhe dëmtimit të mjeteve të punës së gazetarëve në…

3 seconds ago

Pasojat e dhunës në familje, shtohen pacientët që i drejtohen Klinikës së Psikiatrisë

Klinika universitare e Psikiatrisë në ISHP ka regjistruar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë profesionale për shkak…

4 minutes ago

Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë, qytetarët në Maqedoninë e Veriut: Të ardhurat nuk mjaftojnë as për nevojat bazë

22 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa te fëmijët kjo përqindje arrin…

5 minutes ago

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Piramidës, shtohen forcat te Kryeministria

Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të…

11 minutes ago

VAR-i e nxori me të kuq, por Liverpooli mbeti pa penallti: ja shpjegimi i vendimit

Është zbuluar arsyeja pse Liverpooli nuk fitoi penallti, pavarësisht se Yehor Yarmolyuk u ndëshkua me karton të kuq për sjellje…

13 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e protestës: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish një përditësim mbi personat e paraqitur në spital, të lënduar gjatë orëve të fundit…

22 minutes ago