Merkatoja e futbollistëve pritet të pësojë një tronditje të fuqishme për shkak të krizës së shkaktuar nga Koronavirusi, por Real Madridi duket se do të jetë klubi më pak i prekur në këtë aspekt.
“Los Blancos” kanë nevojë për të nënshkruar me një mesfushor (Camavinga) dhe një sulmues (Haaland është i preferuari). Klubi mbretëror nuk do ta ketë të vështirë për t’i gjetur paratë, pasi ka në pronësi një numër të konsiderueshëm futbollistësh cilësorë, që luajnë në formë huazimi në ekipe të ndryshme në Europë, me vlerë totale të kartonëve të tyre mbi 200 milionë euro.
None found
Reali ka disa sulmues cilësorë të shpërndarë nëpër Europë, që mund t’i shesë në çdo kohë, pasi nuk do ta kishte të vështirë të gjente blerës. Sipas portalit Transfermarkt, i specializuar për vlerësimin e lojtarëve, 13 futbollistë që Madridi i ka dhënë në formë huazimi kanë një vlerë 205.10 milionë euro. Anjë skuadër tjetër nuk ka kaq shumë lojtarë cilësorë në pronësi, por që luajnë të huazuar.
Ne vend të dytë është Interi, që mund të përfitojë 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve të huazuar, megjithëse numri i futbollistëve në huazim (25) është pothuajse dyfishi i atyre të Real Madridit. Në pozitën e tretë në këtë renditje paraqitet Barça me 10 lojtarë në huazim me vlerë 150 milionë euro, ndërsa në vendin e katërt është Chelsea (14 lojtarë në huazim, që vlerësohen 126 milionë euro).
Vlerën më të lartë të lojtarëve të huazuar të “Los Blancos” e ka Ashraf me 54 milionë euro, Odegaard (45) dhe Ceballos (32), më pas vijnë Reguilón (20), Kubo (13.5), Oscar (11) dhe Alberto Soro (2.5).
Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…
Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…
Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…
Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…
Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…