Categories: Uncategorized

66 vjeçari humbi jetën nga koronavirusi, si i infektoi vizitori nga Italia atë dhe 8 mjekë

I ngjan një thrilleri të vërtetë ajo që ka ngjarë tek Sanatoriumi, ku një vizitor nga Italia ka infektuar fillimisht 66 vjeçarin nga Lushnja dhe pas tij u infektuan edhe tetë mjekë dhe infermierë.

66 vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë.

Të lidhura

None found

Çfarë ndodhi?

Më herët, 66 vjeçari nga Lushnja ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pikërisht në këtë spital është infektuar me koronavirus.

Ka qenë një i afërm, baxhanaku u tij, i cili ka mbërritur nga Italia dhe e ka vizituar në spital.

Me sa duket i afërmi ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar. Më pas, 66 vjeçari ka infektuar stafin e mjekëve dhe infermierëve gjatë kujdesit ndaj tij.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

66-vjeçari u transferua më pas te spitali Infektiv dhe policia urdhëroi familjen e tij për të futur në karantinë. /albeu.com/

të fundit

Yamal vendos një rekord të ri historik në garën për “Topin e Artë

Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve…

2 minutes ago

Maqedonci: 209 rekrutë i janë bashkuar stërvitjes bazë ushtarake në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën…

10 minutes ago

Rumania heton tre shtetas të huaj për një rrjet sabotimi të lidhur me Rusinë

Agjencia e Inteligjencës së Rumanisë njoftoi të hënën se ka zbuluar një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia, të cilin…

14 minutes ago

British Embassy in Pristina: Everyone who seeks help must be protected

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur pikëllim të thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj, e cila u…

19 minutes ago

KPI verifies police actions in cases reported by Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…

19 minutes ago

Demokratët Europianë: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo propagandë pas plagosjes nga plumbi i gomës

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestave…

19 minutes ago