Categories: Uncategorized

4 fëmijë të prekur nga koronavirusi, mjekja flet për gjendjen e tyre shëndetësore

Situata e koronaviusit po përkeqësohet dita-ditës edhe në Shqipëri teksa ditën e sotme u konfirmuan dhe katër fëmijë.

Në një lidhje në “Opinion”, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli tha se ata janë përkatësisht të moshës 3, 10, 13 dhe 15 vjeç.

Të lidhura

None found

“Pritej të gjenim edhe fëmijë të kontaminuar sepse jetojnë edhe në të njëjat ambjente, por janë fëmijë të shëndetshëm, nuk paraqesin shenja të sëmundjes dhe nuk janë paraqitur në spital. Janë gjetur nga hulumtimi epidemiologjik në familjet e të prekurve. Mosha më e vogël është 3 vjeç dhe është kontaminuar nga nëna e tij, të tjerët janë 10, 13 dhe 15 vjeç”, tha mjekja.

Fevziu: Në parim a kanë rreziqe për fëmijët?

Kuli: Në parim nga eksperienca e vendeve që kanë kaluar shumë më tepër raste se ne, thuhet që fëmijët bëjnë forma të lehta. 90% bëjnë forma asimptomatike ose të lehta, që shpesh mund të konsiderohen si infeksione virale. Pa dhënë shenja specifike. Ne gjatë kësaj periudhe kemi patur fëmijë me temperaturë, me probleme respiratore dhe kemi dyshuar sidomos kur kanë ardhur nga vende që kanë patur zona të prekura nga COVID. Ju kemi bërë testet dhe kanë rezultuar negative. Deri tani situate ka qenë si çdo vit, por nuk e di si do vazhdojë.

Fevziu: Si mund t’i mbrojmë fëmijët?

Kuli: Njësoj si të tjerët. Distanicimi social, është shumë i vështirë, por duhet që prindërit të bëhen kretivë, me lojëra. Të mos lejojnë që të hapin televizorin, sepse dhe koha e televizorit duhet të jetë një kohë e organizuar mirë.

Fevziu: Nuk duhet t’i lënë as të dalin?

Kuli: Nëse kanë një shtëpi me oborr, një ballkon të bukur që i bie dielli, mund të shfrytëzohet. Për këtë periudhë kohe do të mundohemi që të realizojmë izolimin, sepse kjo është e vetmja mbrojtje.

Fevziu: Nëse do të kenë simptoma, si do të trajtohen?

Kuli: Simptomat janë temperatura, mosushqyerja, të vjella, diarre dhe sipas shenjave që paraqesin duhet të asistohen. Nuk ka nënë që nuk ka në shurup ulës të temperaturës, të telefonojë pediatrin apo mjeken e konsultorin në lidhje me shenjat e fëmijës.

të fundit

Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan, bllokohet përkohësisht hyrja

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…

42 seconds ago

Pozheran bids a final farewell to Egzon and Nafije Bogujevci

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në…

47 seconds ago

Court reveals dynamics of the event in Livoç: he first shot his wife in the car

Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për…

1 minute ago

Haxhiu: The suspension of six police officers over the violence in Saraj is a step toward justice

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy…

2 minutes ago

After incident in Skopje, 6 police officers suspended

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë pas incidentit të ndodhur…

3 minutes ago

Prekazi luajti për Lirinë pas humbjes së babait, Munishi vlerëson sakrificën e mbrojtësit

Mbrojtësi Arbër Prekazi ka dëshmuar karakterin e fortë për të zhvilluar ndeshje të plotë për Lirinë e Prizrenit ndaj Dinamo…

7 minutes ago