Categories: Uncategorized

11 të dhëna mbresëlënëse për CR7 që ndoshta nuk i keni ditur

Jeta e Cristiano Ronaldos është dokumentuar vazhdimisht ndër vite, ndërsa ylli i Juventusit është frymëzim për të këdo që ëndërron që të arrijë gjëra të mëdha.

Me një pasuri prej afro 460 milionë dollarësh (423 milionë euro), portugezi ka arritur suksese të mëdha edhe jashtë fushës duke krijuar miliona fansa në botë.

Të lidhura

None found

Çdo lëvizje e Ronaldos përbën kryelajm, qoftë kur është duke i fituar ndeshjet apo kur publikon një fotografi të zakonshme familjare apo kur e zgjeron koleksionin e veturave luksoze.

Megjithatë, ndodh që disa gjëra t’ju kenë shpëtuar.

Më poshtë jua sjellim 11 gjërat që mund të mos i keni ditur për CR7:

11. Ronaldo posedon një apartament në vlerë prej 18.5 milionë dollarësh (17 milionë euro) në Kullën e Trump. Business Insider bën të ditur se ai e ka blerë atë në vitin 2015 dhe përmban dysheme druri të stilit të Versailles nga shekulli 18-të.

10. Sipas revistës Men’s Health, topi zakonisht arrin shpejtësi prej 130 km/h pas goditjeve të Ronaldos, thuajse sa shpejtësia e veturave të tij.

9. CR7 është një prej futbollistëve më të mirë në histori, mirëpo karriera e tij si futbollist ka mundur të ndërpritet që në moshë të re. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në zemër në moshën 15 vjeçare, duke qenë se rrahjet e çrregullta të zemrës nuk do t’ia lejonin që të luante në nivele të larta të futbollit.

8. Ronaldo ka mundur të nënshkruante për Juventusin në vitin 2002. Por, planin e kishte prishur sulmuesi kilian, Marcelo Salas, i cili refuzoi të ishte pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për t’iu bashkuar Sporting Lisbonës. Sidoqoftë, ai iu bashkua Zonjës së vjetër, por në vitin 2018.

7. Portugezi ka mundur të ndjekë shumë rrugë të ndryshme në karrierë. Liverpooli u përpoq ta transferonte në moshë të re, por dy palët nuk arritën marrëveshje lidhur me rrogën. Nga ana tjetër, Lyoni e refuzoi kur Sportingu i ofroi një marrëveshje shkëmbimi, sepse klubi francez nuk deshi të rrezikonte me një adoleshent të padëshmuar. Humbja e tyre, padyshim.

6. Si fëmijë, Ronaldo flinte në një dhomë me dy motrat dhe vëllanë e tij për shkak të varfërisë. Babai i tij ishte i alkoolizuar. Mirëpo, jeta e tij tash ka ndryshuar tërësisht. Ai i mundëson nënës së tij, Dolores, të bëjë një jetë luksoze. Nuk ka shumë kohë prej se i ka blerë një Porsche në vlerë prej 115.000 eurosh.

5. Sipas shefit të ekipit kombëtar të Portugalisë, janë një sërë ushqimesh të preferuara që i ndihmojnë futbollistit të mbajë formën e tij maksimale: merluci, rizoto, vera portugeze, polenta të fërguar dhe supë perimesh.

4. Numri 7 është bërë brendi i tij, CR7, por gjatë karrierës ka bartur edhe numra të tjerë, si 17, 9 dhe 28.

3. Ronaldo njihet si person i fiksuar pas ushtrimeve, por ai ka kohë edhe për disa hobi. I pëlqen shumë pokeri dhe është lojtar shumë i mirë saqë ka konkurruar me disa prej lojtarëve më të mirë në botë në PokerStars.

2. Kur bashkëlojtarët e kishin përqeshur si fëmijë në Akademinë e Sportingut, ai u kishte thënë: “Një ditë do të bëhem lojtari më i mirë në botë dhe do të kem shumë Ferrari!”. Ky citat është shkruar në librin “Cristiano Ronaldo: Biografia” të gazetarit Guillem Balague.

1. Dhe kur po flasim për koleksionin e mahnitshëm të automjeteve, për ditëlindjen e 35-të, e dashura e tij Georgina Rodriguez ia dhuroi një Mercedes G-Class Brabus në vlerë prej 615.000 eurosh.

të fundit

Dita e 98-të e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë, të hënën pritet tubim masiv

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të…

17 minutes ago

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa…

26 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit 5 shtator 2026

Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…

27 minutes ago

Athina zgjeron programin e dronëve, Greqia synon prodhimin e 15 mijë mjeteve ajrore në vit

Në një vizitë në Ksanthi në krahinën e Trakës pranë kufirt me Turqinë, ministri grek I Mbrojtjes Nikos Dhendias ka…

35 minutes ago

Deputeti meksikan Zeniazen Escobar gjendet i pajetë në makinën e tij

Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit…

36 minutes ago

Fire in Himarë is being brought under control, homes no longer threatened

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

6 hours ago