Categories: sport

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Euro 2020, mungon CR7 (FOTO LAJM)

Yjet e Anglisë Harry Kane dhe Jadon Sancho kanë arritur të jenë pjesë e formaconit më të shtrenjtë në Euro 2020.

Tre Luanët e filluan për herë të parë në histori Kampionatin Evropian me fitore.

Të lidhura

None found

Goli i Raheem Sterling në pjesën e dytë siguroi që skuadra e Gareth Southgate të mundte një skuadër me përvojë si Kroacia me rezultat 1-0 .

Sancho u la jashtë skuadrës për atë takim, me tifozët që kishin arsye që të zemëroheshin.

Dhe kjo duket edhe më e çuditshme kur mendoni se ylli i Borussia Dortmund është në ekipin më të vlefshëm të lojtarëve që marrin pjesë në Euro 2020, bazuar në vlerësimet e Transfermarkt.

 

Sancho  një objektiv i  Manchester United – aktualisht ka një vlerë të bujshme 100 milionë.

Me anglezin e përfshirë në skuadër, vlera ka shkuar në 1.04 miliard euro.

Në krahun e kundërt, ylli i Francës, Kylian Mbappe është ylli më i kushtueshëm, i vlerësuar në 159 milionë.

Pjesa tjetër e mesfushës përbëhet nga ylli i Belgjikës Kevin de Bruyne (100 milionë), ai i Gjermanisë Joshua Kimmich, i Holands – Frenkie de Jong (të dy 89 milionë).

Bashkëlojtari i De Bruyne te Belgjika, Thibaut Courtois (60 milionë) është në portë përpara një mbrojtjej që përbëhet nga tre lojtar.

Ylli i Portugalisë Ruben Dias dhe Matthijs de Ligt i Holandës (të dy 74 milionë euro) janë bashkuar me yllin e Francës, Raphael Varane (69 milionë).

Kapitenit i Anglisë, Kane (119 milionë) i bashkohet edhe Romelu Lukaku (100 milionë).

Bruno Fernandes, i vlerësuar në 94 milionë, ka humbur garën me De Bruynen, ndërsa vlera e Ronaldos kanë rënë në 47 milionë duke pasur parasysh moshën e tij. /Telegrafi/

të fundit

Piaggio sjell sërish Typhoon-in legjendar, tashmë me motor 125 cc dhe pajisje moderne

Prodhuesi italian Piaggio ka prezantuar gjeneratën e re të skuterit Typhoon, një prej modeleve më të njohura të markës që…

2 minutes ago

Gjithçka vendoset nga detajet”, Mourinho kundërshton parashikimet e inteligjencës artificiale për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i minimizoi parashikimet për shanset e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të…

3 minutes ago

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, nga Vlora,…

7 minutes ago

Begaj uron Ditën e Flamurit nga Vlora: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nga qyteti i Vlorës, në 114-vjetorin e Pavarësisë…

8 minutes ago

Independence Day/ Citizens protest near Flag Square in Vlora: Down with the government, down with the dictatorship

Këtë të shtunë, qytetarët e Vlorës, janë mbledhur në protestë pranë Sheshit të Flamurit, ku në të njëjtën kohë po…

10 minutes ago

Solemn flag-raising ceremony held in Vlora, attended by the heads of state of Albania and Kosovo (VIDEO)

Është zhvilluar në Vlorë ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së…

11 minutes ago