Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër COVID-19.
Zemaj për klankosova.tv konfirmoi se po punohet që të sigurohen vaksinat kundër COVID, të cilat sipas tij, do të jepen falas për qytetarët e Kosovës.
None found
“Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshëm nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash mbetët një vlerësim i yni në të dy rrugët. Unë si ministër i Shëndetësisë obligohem dhe zotohem që duhet të siguroj për gjithë qytetarët e mi, pavarësisht çmimit apo mënyrës, se si të arrij që ajo vaksinë të jetë për qytetarët e Republikës së Kosovës…. Unë do t’i vaksinoj falas”.
Ndërsa për pagesën shtesë për punëtorë shëndetësor, Zemaj theksoi që kjo do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë.
“I gjithë personeli shëndetësor që është në listat zyrtare të pagave në Republikën e Kosovës do të ketë pagën shtesë deri në përfundim të pandemisë. Përshkallëzimi do të jetë edhe në aspektin profesional por edhe të angazhimit të drejtpërdrejtë në luftimin e pandemisë COVID-19, por jo me një dallim të theksuar”.
Zemaj ka thënë qytetarët duhet të vazhdojnë në zbatimin e masave që i ka marrë Qeveria e Kosovës, edhe të përgatitemi edhe për muajt në vijim për çfarëdo situate qoftë ajo.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…