Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar para takimit të sotëm në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës se LDK-ja e ka sot shansin që t’i përmirësojë gabimet. Hoxha megjithatë thotë se është për zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Express.
Hoxha ka shkruar në Facebook se në Kosovë është duke ndodhur emancipimi i votuesit e se me hyrjen në politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, shoqëria në vend është gjendur para betejës me ndërgjegjjen.
None found
Në ditën kur pritet që të ndodhë një nga takimet më të rëndësishme LV – LDK që pas gjashtë tetorit, Hoxha ka shkruar se votuesit nuk e dijnë që Vetëvendosje ka qenë forca e rezistencës për sovranitet. LDK sipas tij e ka rastin që sot t’i përmirësojë gabimet.
Hoxha ka thënë se ai është që të shkohet në zgjedhje të reja përsëri, ku shton se aty një pjesë e votuesve të LDK-së do të lirohen prej shefave që vetëm e kanë ulur vlerën e kësaj partie.
“Lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet prej emancipimit të votuesit të LDK-së. Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit.
Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president.
Për mua që jam për zgjedhje të reja, pra për emancipimin e votuesit, zbehja e mëtejshme e LDK-së është shumë e vlefshme në vazhdim. Por, nëse mendoj që edhe qeverisja VV-LDK do të kishte epërsinë e një përparimi në kuptimin ekzekutiv, do të ishte mirë qe presioni i kryesisë të vendosej nga ana e koalicionit me fuqinë e rezistencës dhe jo reaksionit”, ka shkruar ai.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…