Categories: Uncategorized

Vetëvendosje refuzon ftesën e Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje do të refuzojë çfarëdo ftese të presidentin Hashim Thaçi për konsultime pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Paralajmërimet e të parit të shtetit për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse po i konsideron antikushtetuese, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Ajo për KosovaPress, thotë se në këtë situatë pandemie duhet të mbahet distanca ndaj tij.

Të lidhura

None found

Sipas saj, presidenti Thaçi nuk ka të drejtë të bëj përpjekje për krijimin e ekzekutivit pa fituesin e zgjedhjeve. Derisa u shpreh e rezervuar se cili do të jetë pozicioni i partisë së saj në rast të kërkesës së Thaçit për një mandatar të ri nga Vetëvendosje. Por thotë se zgjedhjet e reja pas kalimit të coronavirusit është zgjidhja e vetme.

“Në këto ditë duhet të mbajmë distancën sa më shumë. Distancën duhet të mbajmë edhe me presidentin sepse me gjitha paraqitjet e tij publike e ka bërë të qartë se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese… Ai nuk ka të drejtë që bëj asnjë përpjekje për krijimin e qeverisë pa fituesin e zgjedhjeve. Kjo është e qartë edhe sipas kushtetutës, por edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të ketë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje si subjekti që i ka fituar zgjedhjet”, thotë ajo.

Për qëndrimet pro kësaj ide të partive tjera parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, thotë se janë të sinkronizuara me presidentin Thaçi për t’i shërbyer planeve të tij.

“Është një skenar i përgatitur tashmë. Ata 82 deputetë e shpre hën hapur se me votën e tyre janë pro hapjes së rrugës për presidentin për planet e tij”, u shpreh Nagavci.

Duke kërkuar zgjedhje të reja, pas kalimit të pandemisë, Nagavci thotë se është krijuar rrethanë e re, ku së paku 24 deputetë ka radhët e LDK-së kanë premtuar qeverisje me LVV-në dhe tash nuk mund të thirren në atë legjitimet.

“Kemi rrethanë të re, i kemi së paku 24 deputetë të cilët i kanë fituar zgjedhjet duke premtuar që do të qeverisin me Lëvizjen e Vetëvendosje. Nuk mund të thërrasim në legjitimitetin e këtyre deputetëve. Pra duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të vazhdohet me zgjedhjet e reja kurdo që të krijohen kushtet pas përmirësimit të situatës me koronavirus”, u shpreh ajo.

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovë s ka votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

të fundit

Radoiçiqi shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit, Shala: Çfarë sinjali përcillet për Kosovën

Milan Radoiçiqi, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime dhe që është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së…

1 minute ago

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Gjirokastër, lënda plasëse dyshohet se u aktivizua në distancë

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, ndërsa…

5 minutes ago

Tragjedi në Itali, 33-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë bashkë me foshnjën pasi shkoi dy herë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Castellammare di Stabia, pranë Napolit në Itali, ku një grua 33-vjeçare, shtatzënë…

5 minutes ago

Derbi i kryeqytetit luhet SOT për prestigj dhe ndryshimin e fatit

Partizani - Tirana, nga edicioni i kaluar Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme…

11 minutes ago

Qorrolli i kërkon Ramës të tregojë kush ia financoi udhëtimin në New York

Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje…

17 minutes ago

Gecaj: Belgrade’s statements about the Serbian flag in Prizren require vigilance and political unity

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të…

35 minutes ago