Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka qëllimet e qarta në Shqipëri për t’u bërë pjesë vendimmarrëse në politikën vendase. Aktivisti Arbër Zaimi tha se listat e hapura nuk asnjë funksion demokratizuar dhe kjo, sipas tij, është provuar edhe në Kosovës.
Zaimi u shpreh në OraNews se me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për tu futur të politikat elektorale.
None found
“Shoh që ka një naivitet të madh kur shoh se paraqitet se listat e hapura paraqiten si një zgjidhje për demokracinë që është e kapur tashmë. Ne mendojmë se me një artificë ligjore, do t’ua marrin pushtetin kryetarëve të partive. Kjo është e gabuar, pasi është studiuar se listat e hapura nuk e kanë këtë funksion. Kosova ka listat e hapura, por partitë janë tërësisht të kontrolluara nga liderat e partive. Partitë në Kosovës janë me emra. Unë mendoj se kërkesa është fiktive nga Rama për të hequr mendjen nga dështimet shëndetësore dhe për të krijuar një shtypje të frymës opozitare.
Me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për tu futur të politikat elektorale. Është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri dhe mendoj se do të hidhet një hap i tillë i cili do të njoftohet. Unë mendoj se një veprim i tillë do të konsultohet brenda strukturave tona demokratike. Pavarësisht VV, ne jemi të detyruar që të themi të vërtetën”, tha ai.
Për Zaimin, këto janë hile të Ramës për të kapur shtetin dhe nëse kërkohet demokratizimin duhet që të ketë sistem proporcional kombëtar.
“Këto ndryshime kushtetuese dhe kjo reformë elektorale nuk është në të mirën e përgjithshme, por një hile për të forcuar kapjen e shtetit nga Edi Rama. Nëse duan forcimin e demokracisë duhet të ishte shndërruar vendit në një zonë elektorale me proporcional kombëtar. Kështu nuk humbasin votat e asnjë subjekti. Do të duhet që të vendosej demokratizimi i partive. Nuk mund të shkelet statusi i partive dhe të mos mbajnë përgjegjës”.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…