Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaron se pas mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti”, Kosova ka si të vetme alternativë për tejkalimin e kësaj situate, zgjedhjet e parakohshme.
Ajo shprehet kundër idesë së hedhur nga Presidenti, Hashim Thaçi për krijimin e një qeveri gjithëpërfshirëse. Atë që ndodhi një natë më parë në Parlamentin e Kovës, deputetja e VV-së e cilëson kthim në standardin e vjetër ku politikanët kërkojnë të ndajnë përfitimet dhe tenderët.
None found
“Ranë maskat dhe u panë të gjitha qëllimet e atyre që nuk e duan qeverinë e reformave. Duan standardin e vjetër të ndarjes së përfitimeve dhe tenderëve. Kryeministrin dhe qeverinë nuk e lufton vetëm opozita, por gracka i ka bërë dhe Presidenti”, deklaroi Kusari-Lila.
Sipas saj, prishja e koalicionit qeverisë që zgjati vetëm 50 ditë duket se ka qenë i përgatitur pasi në letrat që Isa Mustafa i ka dërguar Kryeministrit, Albin Kurti nuk është përmendur asnjëherë mocioni i mosbesimit.
Lidhur me skenar se çfarë pritet të ndodhi tashmë që vendi nuk ka një qeveri, Kusari-Lila thotë se, si parti e parë, VV nuk mund të kalojë në opozitë pasi e drejta për propozimin e Kryeministrit i takon vetëm asaj.
“Nuk besoj se ka hapësirë për Albin Kurtin që të dalë në opozitë. Nuk mund të ketë qeveri pa partinë e parë dhe në çdo rrethanë i takon të propozojë kryeministrin”, u shpreh ajo.
Duke komentuar deklaratën e fundit të Presidentit, Hashim Thaçi se do të nisë konsultimet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, deputetja e VV-së tha se, presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të bërë këtë.
Duke përjashtuar çdo mundësi që VV të jetë pjesë e një qeveri siç propozon Thaçi, Mimoza Kusari-Lila sheh si zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen pasi të kalohet situata e COVID-19.
“Ne nuk jemi republikë presidenciale, ai nuk ka kompetencë për qeveri gjithëpërfshirëse. VV nuk do të përfshihet në asnjë qeveri gjithëpërfshirëse. Në rrethanat që gjendemi sot, janë zgjidhje vetëm zgjedhjet e reja. Mobilizim i qeverisë aktuale dhe pasi të kalohet kjo situatë shkohet në zgjedhje”, u shpreh deputetja e VV-së në Euronews Albania.
Këtë të enjte, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…
Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë…
Ekranet me prekje në veturat moderne mund të përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik, pasi i shpërqendrojnë shoferët dhe…
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës.…