Categories: kosovë

Kusari-Lila: Presidenti të zgjidhet fillimisht, pastaj të procedohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, subjekt që bën pjesë në koalicionin fitues Vetëvendosje, u ka bërë thirrje partive politike që fillimisht të dakordohen për një kandidat konsensual për president dhe vetëm më pas të ndërmarrin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tha se ky proces duhet të përmbyllet para 6 tetorit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Sipas saj, përparësi duhet t’i jepet zgjedhjes së presidentit, ndërsa më pas partitë duhet të bashkëpunojnë për ndryshimin e ligjit dhe mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në procesin e apelit.

Kusari-Lila theksoi se afatet për çështjen e krerëve të UÇK-së janë të ngushta dhe se lënda duhet të dorëzohet sa më shpejt.

Ajo rikujtoi se afati për apelimin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Hagës është 30 ditë nga prezantimi ose publikimi i tij. Deri tani, sipas saj, është bërë publik vetëm njoftimi për verdiktin, ndërsa aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar.

Ministrja sqaroi se afati 30-ditor, në raport me datën 6 tetor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, përfundon më 16 tetor. Pas kësaj, janë në dispozicion edhe 60 ditë të tjera për paraqitjen e plotë të lëndës, afat që përfundon pas 10 dhjetorit.

Duke folur për takimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e presidentit, Kusari-Lila tha se ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje, duke e cilësuar konsensusin si mundësinë e vetme për zgjedhjen e kreut të shtetit para 6 tetorit.

Ajo deklaroi se vullneti për marrëveshje ka ekzistuar, ekziston dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm, por theksoi se pajtueshmëria mund të arrihet vetëm përmes takimeve dhe vendimeve të përbashkëta të liderëve politikë.

Kusari-Lila tha se deri më 6 tetor duhet të arrihet marrëveshja për presidentin, të përcaktohen vendimet dhe hapat për miratimin e projektligjit, si dhe të koordinohet asistenca për ekipet mbrojtëse në Hagë.

të fundit

Shqipëria abstenon në OKB për rezolutën që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…

3 minutes ago

Londra rrit përkohësisht taksën bankare për të financuar ndihmën prej 100 paundësh për 20 milionë familje

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…

4 minutes ago

Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Klodiana Lala: Dyshime për tendera mbi 1 miliard euro dhe akuza të rënda

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…

4 minutes ago

Gashi: Në çështjen e Arlinda Zekajt, prokurori ende nuk e ka intervistuar dëshmitarin e parë

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…

7 minutes ago

Bayern Munich njofton për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Vincent Kompanyt

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore…

9 minutes ago

Matthaus shpjegon arsyen pse Harry Kane mund të rinovojë me Bayernin pas fitimit të Topit të Artë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që…

9 minutes ago