Categories: Uncategorized

Vetëvendosja paralajmëron zgjedhje të reja, çfarë thotë LDK

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci paralajmëroi të premten se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të reja. Nagavci tha për mediat në Kosovë se nëse nuk arrihet zbatimi i vullnetit të qytetarëve, atëherë prapë do të kthehen te qytetarët.

“Nëse për arsye që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo.

Të lidhura

None found

Vetëvendosje refuzoi të enjten përmes një letre ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti tha se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e konsideron letrën përgjigje zyrtare.

Mustafa tha të enjten në mbrëmje në një intervistë për mediat në Kosovë se posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë së tij ndërsa presidenti nuk do të jetë i LDK-së, por i Kosovës.

Mustafa tha në intervistën dhënë për RTK se nëse Vetëvendosje ka kryeministrin dhe ministrat, atëherë LDK duhet të ketë kryeparlamentin ndërsa për presidentin tha se nuk do të jetë president i LDK-së, por president i Kosovës.

“Unë vetë e kam ditur që më ka rrëzuar vetëvendosje. Nuk do kishte mundur kurrë Vetëvendosje ta fitonte Prishtinën po të mos kishte pasur mbështetjen e PDK-së. Unë personalisht e kam vullnetin që të bëhet marrëveshja. Nëqoftëse nuk mundemi ta bëjmë, do të thotë duhet të lëshojmë rrugë, të lëshojmë hapësirë,” tha ai.

Vetëvendosje dhe LDK nuk janë takuar më dhe tashmë edhe ofertat po bëhen me letra dhe zarfa, të cilat po refuzohen nga palët.

të fundit

Kuvendi miraton nismat për bujqësinë, Braçe voton kundër një projektligji dhe opozita bojkoton votimet

Disa projektligje që prekin sektorin e bujqësisë morën miratimin e Kuvendit në një seancë ku opozita nuk u përfshi në…

3 minutes ago

Gjykata Administrative rrëzon pezullimin e Dorina Hoxhës dhe e rikthen në detyrë

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar pezullimin e saj.…

6 minutes ago

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari/ Gjykata e Apelit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur të mos pranojë ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke e lënë…

14 minutes ago

Morientes dëshiron që Liverpooli ta marrë Yamalin nga Barcelona

Fernando Morientes ka pranuar se do të donte shumë që Liverpooli të bënte një lëvizje të guximshme për yllin e…

15 minutes ago

Police Discover Drugs in Vehicle in Gostivar, Two Arrested

Dy persona janë privuar nga liria të mërkurën në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre…

19 minutes ago

Italian Jeweller Sentenced to 14 Years and 9 Months, Right Turns Him into Symbol After Killing Two Robbers

Mario Roggero, argjendari italian që u bë figurë polemikash pasi vrau dy persona që kishin grabitur dyqanin e tij, është…

20 minutes ago