kosovë

Humbja në zgjedhje, LDK-ja thërret Kuvendin e partisë/ Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesimin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do ta kërkojë votëbesimin e delegatëve, njoftoi të hënën zyrtari i parisë, Besian Mustafa.

Mustafa tha për gazetarë se vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së partisë në Prishtinë.

Të lidhura

None found

LDK-ja, partia më e vjetër në Kosovë, është duke përjetuar një ndër periudhat më të vështira në historinë e vet, pasi zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit sollën rezultatin e dytë më të keq për të.

Disa anëtarë të partisë, përfshirë nënkryetaren, Hykmete Bajrami, kërkuan largimin e Abdixhiku, pasi LDK-ja doli e treta duke i fituar vetëm rreth 13 për qind të votave.

Mustafa tha se anëtarët e LDK-së zhvilluan “një diskutim gati 4 orësh, të hapur e demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme dhe duke analizuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, informon Radio Evropa e Lirë.

Abdixhiku tha ditë më parë se e ka ofruar dorëheqjen dhe se do të largohej vetëm nëse Kuvendi i partisë voton për shkarkimin e tij.

Prandaj, Mustafa theksoi të hënën se Abdixhiku – i cili e mori drejtimin e partisë më 2021 – do ta kërkojë votëbesimin në Kuvendin e 31 janarit.

“Kjo është formë që e kërkon vetë kryetari i partisë Lumir Abdixhiku. Në këtë Kuvend do të kërkojë votë të votëbesimit. Pra, Kuvendi i cili ka 355 delegatë do të vendosë për këtë kërkesë nëse do të kenë akoma besim në kryetarin Lumir Abdixhiku. Pra, është kërkesë për votëbesim”, tha Mustafa.

I pyetur nëse do të ketë garë për kryetar të ri të partisë, nëse shkarkohet Abdixhiku, Mustafa tha se është herët të flitet për këtë.

“Duhet të ketë një proces tjetër për të ardhur deri të kandidaturat e tjera për të pasur një proces zgjedhor në LDK. Tani jemi të pjesa e votëbesimit. Do ta shohim rezultatin e votëbesimit së pari”, tha Mustafa.

të fundit

Faturat e ujit në Ohër do të rriten nga 1 janari

Autoritetet e qytetit në Ohër nga 1 janari do të fillojnë t’u dërgojnë banorëve të Ohrit fatura të ujit për…

9 minutes ago

Parukieri nga Kosova që kujdeset për flokët e yjeve të futbollit, synon kurorën botërore në Itali

Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër…

18 minutes ago

Vitesse kërkon ringritjen pas krizës, nga Rashica e Broja te Zumberi dhe Domgjoni

Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë…

24 minutes ago

Rashiq: Student list victory could pave the way for changes in relations with Kosovo

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve…

27 minutes ago

Arben Gashi seeks post of LDK leader

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për…

28 minutes ago

Gashi: In the Arlinda Zekaj case, the prosecutor has still not interviewed the first witness

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…

28 minutes ago