Categories: Uncategorized

Dekreti i Thaçit, Kushtetuesja pritet të marrë vendim para 29 majit

Të premten ishte afati i fundit kur palët kishin të mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit. Këtë të drejtë e shfrytëzuan liderë institucionalë dhe ata të partive politike.

Një ditë pas, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike deklarohen për gjykatën dhe kohëne marrjes së vendimit.

Të lidhura

None found

Riza Smaka beson se kjo gjykatë as nuk do të vonojë, por as nuk do ta shpallë vendimin e saj para datës së caktuar 29 maj.

“Unë nuk besoj që do ta shpallë para datës 29 por nuk do ta vonojë. Mirë do të ishte të mos shtyhej, ndryshe Kosova I ka institucionet e ka qeverinë me te gjitha kompetencat sepse nuk ka as dispozitë në kushtetutë as ndonjë ligj me të cilën do të ngushtoheshin autorizimiet e qeverisë gjatë periudhës kur është në detyrë” tha ai për RTK.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, mendon ndryshe. Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese në bazë të praktikës së mëhershme nuk do të thotë që është e obliguar të presë këtë afat.

“Duke marrë për bazë natyrën urgjente të kësaj kërkese, duke marrë për bazë që tanimë kemi një qeveri në detyrë dhe nevojën që Republika e Kosovës të ketë institucionet demokratike të zgjedhura në bazë të asaj që përcakton kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese unë mendoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim para datës 29 maj”.

Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti, për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit nxori masë të pakohshme deri në fund të këtij muaji.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

2 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

8 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

15 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

22 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

22 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

22 minutes ago