Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se LDK e LVV kanë dëmtuar Kosovën në momentin më kulmor të përhapjes së pandemisë në vend.
Sipas tij Kosova nuk ka pasur nevojë për këto veprime në këta kohë.
None found
Kështu ka deklaruar Veseli, derisa është pyetur për zhvillimet e fundit në vend, dhe veprimet e LDK-së për mundësinë e formimit të koalicionit me AAK-në, Nismën dhe AKR-në.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën, në momentin më kulmor të pandemisë. Nuk kemi pasur nevojë për këtë shtyrje të tyre, pikërisht në këtë kohë. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, do ta themi në Prishtinë, se këtu jemi te djersa e njerëzve që po e mbajnë Kosovën”, deklaroi Veseli për KP.
Veseli teksa ka vizituar disa fermerë në Krushën e Madhe, është zotuar se pako e rimëkëmbjes ekonomike e propozuar nga PDK, në vlerë prej 320 milionë eurove do të kalojë.
“Është e paevitueshme që të kalojë pako e rimëkëmbjes kombëtare. Është duke na marrë kohë kjo çështja e politizimit të tepruar të luftës për pushtet që po zhvillohet. Ne presim kryetarja e Kuvendit ta vëjë në kryesi, ta procedojë, sepse ajo është në procedim për të ardhur në Kuvend të Kosovës. Nuk e patëm vullnetin politik që ta kalojmë për një ditë. Por e kemi mundësinë që shumë shpejt, për një ditë ta kalojmë këtë financiare, e cila është e domosdoshme”, u shpreh Veseli.
Ai bëri thirrje që pakoja financiare të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ndërmarrjet të mos përjetojnë kolaps.
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…