Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kurti duhet të ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë, derisa theksoi se Presidentin nuk ka mundur ta ndal as Serbia e nuk mundet as Sveçla.
Ai këto komenti i bëri gjatë vizitës në Parkun e Bizneseve.
None found
“Presidenti ynë ka një fjalë kur të rrinë me fëmijë edhe lagësh. Presidenti është institucioni më i lartë në Kosovë dhe për aq sa institucionet e Republikës së Kosovës. Albin Kurti duhet mi ndal zemërgjerësinë ndaj Serbisë. Nuk e kemi ditë qe e ka shpirtin kaq të gjanë, se gati na ka pas çmend me Serbinë, Demarkacionin, Zajednicën, ne ta ndal se Serbia nuk është dashnia jonë, më mirë u kane me hap me Shqipërinë. Presidentin nuk ka mundur me ndal as Serbia e le ma Sveçla”, deklaroi Veseli.
Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK.
“Sa më shpejtë duhet ta kalojmë pakon e rimëkëmbjes ekonomike, për faktin se ekonomia ka nevojë, familjet tona kanë nevojë. Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend social, ajo duhet të jetë në një vend të ndërmarrësisë, 280 mijë familje kanë nevojë që t’i dilet në ndihmë dhe 80 mijë ndërmarrësve…. Shpresoj që shpejt kjo do të realizohet, para çdo marrjes së vendimit për ndonjë qeveri që po na lodh LDK dhe VV, duhet me qenë në rend të ditës pako e rimëkëmbjes ekonomike”, thotë Veseli.
I pari i PDK-së tha se vizitat e tij bëhen me qëllim për t’i qëndruar afër atyre që e mbajnë shtetin dhe që janë ndërmarrësit.
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…