Categories: Uncategorized

Veseli: Albin Kurti po del që është i padijshëm, i dobët dhe mashtrues që do ta rrezikojë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, ndërsa ka theksuar se Albin Kurti duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Të lidhura

None found

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

të fundit

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

3 minutes ago

Scholes: Fernandes nuk meriton më shiritin e kapitenit, duhet të largohet nga Evropa

Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai…

5 minutes ago

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, ngrihen 5 akuza penale! Nga abuzimi me 9 tendera tek pastrimi i parave, si u zbuluan dy vilat luksoze të fshehura në emër të Igli Tares

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përballet me pesë akuza penale që përfshijnë 15 episode të dyshuara. Sipas njoftimit të SPAK-ut të 20…

9 minutes ago

Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy makina

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.…

10 minutes ago

Gërvalla: Asnjë kufi nuk duhet të shërbejë si strehë për krimin

Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…

11 minutes ago

Stroke cases are increasing; the youngest patient treated was 16

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

13 minutes ago