Në prag të shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, kryeministri Albin Kurti ka pranuar se popullata po përjeton ditë tensioni dhe shqetësimi të thellë.
Ai e ka quajtur pretendimin e Prokurorisë si “të pabazuar dhe të paimagjinueshëm”, duke argumentuar se bie ndesh me realitetin historik të popullit kosovar dhe me vetë drejtësinë e rezistencës çlirimtare.
None found
Kurti ritheksoi se qëndrimi i ekzekutivit që ai drejton mbetet i palëkundur dhe pa ekuivoke, duke nënvizuar faktin se mbi civilët shqiptarë në Kosovë janë ushtruar krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid.
Sipas kryeministrit, përgjegjësia për këto mizori bie mbi aparatin shtetëror të Jugosllavisë së atëhershme serbe, nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit.
Në mbyllje të deklaratës së tij, kreu i qeverisë dha një qëndrim kategorik në përkrahje të UÇK-së:
“Asnjë instancë gjyqësore, qoftë vendase apo ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka arritur të rikthejë në formën e tyre më të mirë katër futbollistë që…
Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë kanë nisur marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të bojkotit…
Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e…
Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta…