Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër qeverinë, që në amandamentit e buxhetit të vitit 2020, buxhet ky i rishikuar, shumica e tyre kishin të bënin me asfalt e jo në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ajo në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk dihet se sa zgjatë pandemia, dhe se qeveria duhet t’i ndihmojë popullsisë në sigurimin e maskave.
None found
“Shumica e amandamenteve kishin të bënin me asfalt dhe nuk lidheshin me pandeminë. Meqenëse qeveria ka vendosur që maska të jetë e obligueshme, unë kam propozuar që t’i ndihmojmë qytetarët tanë në përballimin e këtij shpenzimi. Ne nuk e dijmë se edhe sa zgjat pandemia dhe se edhe sa qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska. Nuk mund ta krijojmë këtë partneritet nëse dështojmë t’ua zgjasim dorën atyre që kanë nevojë”, thuhet aty.
Osmani tha se qeveria nuk duhet të ngurrojë që të krijojë parakushte për mbrojtjen e shëndetit publik.
“Siç e dini Kosova kryeson tabelat e rasteve sa i përket numrit të të infektuarve në Evropë, dhe ne nuk do të duhej të ngurronim që të krijojmë parakushte për mbrojtjen e shëndetit publik. Aktualisht meqenëse nuk kemi zgjidhje afatgjatë për pandeminë, situata pritet të rëndohet edhe më tutje. Është e domosdoshme që fokusi ynë të jetë në masat parandaluese. Pra, shpenzimet në shëndetësi janë ndër shkaktarët kryesorë në thellimin e varfërisë”, tha ajo.
Ajo kërkoi që të votohet një amandament i veçantë në vlerë prej 3 milionë eurosh, që do të destinohej për blerjen e maskave shumëpërdorimshe.
Sidoqoftë, një amandament i tillë nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, pasi që nuk mori votat e mjaftueshme dhe hasi në kundërshtimin e qeverisë.
Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe këtë javë me xhiron e saj të rregullt përpara se të…
Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…
Nga BDI thonë se për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë…
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e…
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina duhet të përshtatet me realitetet e reja politike në Shtetet e Bashkuara të…