Categories: Uncategorized

Thaçi: Takimi në Uashington mundësi historike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi si “kthesë historike” takimin me palën serbe, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për media, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë marrë lajme të mira nga Uashingtoni.

“Takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi të papërsëritshme për fillimin e një procesi tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes”.

Të lidhura

None found

“Qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se nga Uashingtoni gjithmonë kanë ardhur lajme të mira. Kështu do të jetë edhe sot, por edhe në të ardhmen. Kam besim të plotë, se edhe takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai ka shtuar se “Kosova shkon në Washington me flamurin shtetëror që është integriteti territorial i Republikës së Kosovës”.

“Çdo paragjykim apo spekulim është i panevojshëm. Delegacioni i Kosovës u ftua në Shtëpinë e Bardhë, ku zë fill liria dhe pavarësia e shtetit tonë dhe për këtë qëllim SHBA-ja gëzon respektin e palëkundur të institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi tha se Kosova në këtë takim, që është thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Kosova shkon e përgatitur dhe se ai dhe kryeministri Avdullah Hoti, në këtë takim, do të kenë qëndrime të koordinuara.

“Ne do të flasim me një zë. Do të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi një koordinim ndërinstitucional. Konsultat janë duke vazhduar. Kosova ka bartësit e institucioneve të shteti, përfaqësuesit legjitim në hierarkinë institucionale. Por, për të shuar kureshtjen tuaj, dëshiroj të potencoj se përgjegjësitë janë të qarta në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, tha presidenti Thaçi dhe shtoi se Kosova po punon në arritjen e një marrëveshjeje paqësore, që t’i jepte fund konfliktit me Serbinë dhe do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Duke komentuar deklaratat e të dërguari të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili ka theksuar që askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, pos BE-së dhe se blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve, presidenti Thaçi tha se “Bashkimi Evropian hyn në këtë proces me një hendikep shumë të madh”.

“Hyn me hendikepin e mosliberalizimit të vizave për Kosovën, gjë që e rritë mosbesimin, por edhe dëshpërimin e njerëzve në Kosovë për misionin dhe përkushtimin e tyre aktual. Sido që të jetë, ne do të punojmë ngushtë që të kemi sukses edhe në samitin e Parisit që do të mbahet në javën e tretë të muajit korrik”, tha Thaçi.

Thaçi theksoi që BE-ja dhe i dërguari i posaçëm Lajçak, “duhet të jenë të fokusuar më tepër në substancën që ai mendon të prezantojnë dhe më pak të jenë të shqetësuar për rezultatet e takimit në Uashington”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të taksës 100 për qind që Kosova i vendosi produkteve nga Serbia. Kjo taksë u zëvendësua me masën e reciprocitetit. Por, kryeministri Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, për t’i dhënë mundësi rinisjes së dialogut.

të fundit

Lloga calls for an institutional response to suspected cases of police violence in Saraj, Kumanovo and Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

7 minutes ago

Tragic accident in Turkey/ 11 people killed, 27 others injured after bus collides with a crane (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

7 minutes ago

Tragic: At least 109 dead after migrant boat sinks, more than 116 missing

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

8 minutes ago

Accident in Thessaloniki: Albanian driver crashes into bar, injuring 3 people

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

8 minutes ago

Pope Leo to undergo surgery to remove a lung mass, detected by doctors at an early stage

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

8 minutes ago

Studimi i BMW-së: Konsumatorët kërkojnë autonomi më të madhe se sa u duhet në përditshmëri

Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se…

15 minutes ago