Pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, albin Kurtin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vetëm edhe 48 orë i ka dhënë afat Kurtit për nomimin e kandidatit apo kandidatës për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë.
Ai ka thënë se do të ushtroj autoritetin e tij kushtetues e ligjor për të ruajtur dhe kultivuar unitetin politik e qytetar dhe orientimin auroatlantik të shtetit të Kosovës.
“Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.
Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, shkruan Thaçi.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Dashuria sot kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim, sidomos nëse partneri…
Vendi i dytë në kualifikueset e Botërorit 2026 pas Norvegjisë detyron Italinë që të luajë në dy raunde playoffi, një…
Eduard Kuçi, i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova edhe vitin e kaluar, është rikthyer përsëri në edicionin…
Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu gatishmërinë e Berlinit për t’i ofruar Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake, pas valës së fundit…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar caktimin e datës së…
Modelja Melissa M është mjaft e njohur në rrjetet sociale. Ajo ka bërë bujë me format e kolme, teksa numëron…