sport

Irlanda e Veriut, Suedia dhe Maqedonia e Veriut, në vazot e shortit janë fantazmat e së kaluarës së Italisë

Vendi i dytë në kualifikueset e Botërorit 2026 pas Norvegjisë detyron Italinë që të luajë në dy raunde playoffi, një gjysmëfinale ku do të përballet me një skuadër të vazos së katërt dhe një finale ku do të ketë përballë nga nga fitueset në sfidat mes skuadrave të vazos së dytë dhe atyre të tretë.

Duke parë precendentët, te Italia shfaqen në horizont disa rreziqe dhe disa fantazma të së kaluarës si Maqedonia e Veriut, Suedia dhe Irlanda e Veriut. Deri në dështimet në dy botërorët e fundit, hera e vetmë që Italia nuk u kualifikua në shekullin e kaluar ka qenë në vitin 1958. Në atë kohë Italia u desh të luajë kualifikimin për në Botërorin e Suedisë me sfidën ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Ishte 15 janari i 1958 kur Të Kaltrit vizituan Windsor Park për ndeshjen me Irlandezoveriorët me dy rezultate në dispozicion me këta të fundit që fituan këtë ndeshje që kujtohet si disfata e Belfastit

Të lidhura

None found

Pas 60 vitesh, Italia ngeli sërish pa Botëror në 2018. Këtë radhë ishte Suedia ajo që i eliminoi Të Kaltrit pas sfidës së dyfishtë të luajtuar në 10 dhe 13 nëntor të 2017. Ishte Italia e Venturës që i nisi kualifkueset me entuziazëm, por pas humbjes 3-0 ndaj Spanjës dhe barazimit në shtëpi ndaj Maqedonisë, skuadra humbi besimin. Në ndeshjen e zhvilluar ne Stockholm, Italia humbi 1-0 pas një gjuajtje të Jakob Johansson që u devijua nga De Rossi dhe nuk mund të pritej. Në San Siro pritej përmbysja, por Italia u limitua me një sëre krosimesh të larta që largoheshin me lehtësi nga suedezët. Emblematik ishte momenti kur De Rossi, në stol këtë radhë, diskutoi me një anëtar të stafit që i kishte thënë të cohej e të bënte nxemjen: ‘Po unë për cfarë të hyj? Duhet të fitojmë, jo të barazojmë’ duke treguar Insignen. Por hyrja e futbollistit të Napolit në atë kohë, nuk shërbeu Italisë për të evituar dështimin.

Por eliminimi më i bujshëm i Italisë ishte ai i 2022 dhe kjo për shkak të nivelit të kundërshtarit. Të Kaltrit e Mancinit ishin kampionët në fuqi të Evropës, por në fazën e grupeve u renditën pas Zvicrës për shkak të dy penalltive të humbura nga Jorginho në ndeshjet direkte. Kështu Italia shkoi në playoff që kishte të njëjtën formulë me atë që do të jetë në mars. Në rrugën e Të Kaltërve u shfaq Maqedonia e Veriut dhe më pas do të ishte Turqia ose Portugalia. Por Italia as nuk e arriti finalen. Në 24 mars të 2022, në Palermo, loja e bukur që Italia zhvilloi në Evropian ishte vetëm një kujtim i zbehtë. Të Kaltrit sulmuan, shpërdoruan shumë, por u ndëshkuan nga Trajkovski në minutat shtesë me ish sulmuesin e Palermos që gjuajti nga 20 m duke befasuar Donnarummën me Italinë që bëri një figurë të shëmtuar.

të fundit

Sherr në burgun e Nju Xhersit, Diddy përfundon në izolim; pasiguri për datën e lirimit

Reperi dhe biznesmeni Sean Combs, i njohur me emrin artistik Diddy, dyshohet se është përfshirë në një sherr me një…

2 minutes ago

Protesta 55-ditore në Shqipëri: Forcat e rendit përdorin gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj demonstruesve pranë Kuvendit

AFP Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërsa kundërshtimi ndaj…

5 minutes ago

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të GJNP-së, Venezuela braktis gjykatën

Asambleja e Përgjithshme e 125 shteteve anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN) votoi për shkarkimin e Karim Khan nga posti…

20 minutes ago

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

Tirana dhe Elbasani, vijojnë të kenë nivele të larta të grimcave PM10 (pluhur i imët që qëndron pezull në ajër…

24 minutes ago

Sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 56-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para…

34 minutes ago

Shtetet e Bashkuara shënojnë rekordin më të lartë të infektimeve me fruth në 35 vitet e fundit, me mbi 2,300 raste

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar nivelin më të lartë të rasteve të fruthit në 35 vjet, sipas të dhënave të…

38 minutes ago