Categories: Uncategorized

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, flet mjeku

Sëmundja e meningjitit si sëmundje ngjitëse në këtë periudhë të vitit ka prekur edhe qytetarët e Kosovës. Statistikat e Klinikës Infektive pranë QKUK-së thonë kjo sëmundje që njihet si inflamacion i cipave të trurit këtë fillim vit ka atakuar 8 persona, prej tyre 5 të rritur dhe 3 fëmijë.

Infektologu i Klinikës Infektive, Arben Vishaj për KosovaPress ka treguar se sëmundja e meningjiti është sëmundje e rëndë dhe shkaktarë të saj janë viruset apo bakteret.

Sipas tij, përparimet në infrastrukturë në këtë klinik kanë mundësuar diagnostikimin më të shpejtë të kësaj sëmundje dhe parandalimin e viktimave.

“Po sëmundja e meningjitit është një sëmundje e rëndë e cila vjen si pasojë e afeksionit të mikroorganizmave në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar infeksion të cipave të trurit. Ne aktualisht në Klinikën Infektive në repartin e të rriturve i kemi trajtuar në vitin 2020, 5 raste prej tyre 2 kanë qenë me meningjit bakteror, pra shkaktar kanë qenë bakteret dhe tre pacientë kanë qenë me meningjit viral… Kurse tek fëmijët në vitin 2020 kemi pasur vetëm tri raste dhe ato një meningjit bakteror dhe dy meningjite virale”, njoftoi Vishaj.

Infektologu Vishaj deklaroi se aktualisht në klinik janë duke u trajtuar pesë pacientë dhe gjendja e tyre është e stabile.

Ai ka treguar se në vitin 2019 me sëmundjen e meningjitit kanë qenë të prekur 128 persona, prej tyre 40 pacientë kanë qenë të rritur kurse fëmijët kanë qenë ata më të atakuar me këtë sëmundje dhe numri i tyre përket shifrën 88.

“Ecuria e sëmundjes së meningjitit është e ndryshme dhe varion varësisht nga gjendja e organizmit, varësisht nga shkaktari që e shkakton meningjitin dhe nga koha kur vjen. Për fat të mirë këtë muajin e fundit nuk kemi pasur forma që kanë përfunduar letalisht… Aktualisht i kemi dy pacientë në repartin e të rriturve dhe tre pacientë i kemi duke u trajtuar në repartin pediatrik… Gjendja e tyre është përgjithësisht stabile, janë duke marrë terapinë sipas protokolleve të aprovuara dhe gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë”, u shpreh infektologu i Infektives.

Mjeku i Klinikës Infektive derisa i ka treguar disa nga simptomat e kësaj sëmundje ka njoftuar se moshat më të prekura zakonisht janë fëmijët.

“Shenjat e para klinike janë zakonisht lodhja, është humbja e oreksit, vjellje, pastaj disa pacientë ndjejnë kokë dhimbje, dhe herë pas here kanë frikë nga drita. Të gjitha këto simptoma kur janë prezentë pacientët duhet të vijnë në Klinikën Infektive dhe ne më pastaj të procedojmë me procedura diagnostike…Meningjiti nuk njeh moshë ai mund të paraqitet që nga lindja prej neonatursit deri tek moshat e shtyra, mosha nuk është ndonjë parametër, por zakonisht format virale moshat fëmijërore janë më shumë të shpeshta, kurse tek format e rritshme forma bakteriale është më e shpeshtë”, tha ai.

Infektologu Arben Vishaj ka apeluar për shtim të kujdesit gjatë këtyre ditëve duke mos frekuentuar vende ku ka shumë njerëz pasi infeksioni i cipave trurore shpërndahet edhe përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Meningjiti ka prekur edhe vendet e rajonit, madje në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe viktima./KP/

të fundit

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

3 minutes ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

39 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

1 hour ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago