Categories: Uncategorized

Të tërhiqet mocioni, rrezikon jetën e rreth 170 personave në Parlament

Rreth 170 persona do të duhej të mblidheshin përafërsisht në Parlamentin e Kosovës në rast të mbajtjes së ndonjë seance.

Një seancë e tillë, sipas analistëve më shumë do t’i bënte dëm se sa nderë Kosovës, derisa kërkojnë tërheqjen e mocionit, në këtë kohë kur edhe janë shënuar viktima nga infektimi me virusin COVID-19.

Të lidhura

None found

Profesori i shkencave politike, Donik Sallova, thotë për arbresh.info se në këtë kohë janë ndaluar tubime më të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë, si mbledhja e nxënësve në klasat e tyre shkollore e të studentëve nëpër auditore universitare, të mbledhësh Kuvendin për të bërë mocion ndaj qeverisë, sipas tij, është krejt e kundërta e asaj çfarë qytetarët presin nga të zgjedhurit e tyre.

“Nëse LDK-ja e ka ndarë mendjen për ta prishur qeverinë për Agim Veliun, këtë gjë mund ta bëjë edhe pas 2-3 javësh. Por, halli i LDK-së është që brenda datës 1 prill taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjes do jetë hequr plotësisht dhe kostoja e daljes nga një qeveri me reputacion në rritje për Agim Veliun do jetë shumë e lartë elektoralisht. LDK-ja dëshiron me dalë nga qeveria me pretekstin e mos-heqjes së taksës që pastaj ri-hyrjen e saj në koalicion me partitë e PAN-it ta shesë si proamerikanizëm”, vlerëson Sallova.

Ligjeruesi tjetër universitar, Vigan Qorrolli, thotë për arbresh.info se mocioni duhet të tërhiqet sado që të jenë përpjekje legjitime e të arsyeme.

“Rrëzimi i qeverisë në këtë moment është gjëja më e palogjikshme dhe më e pakapërdishme që mund t’i ndodh Kosovës. Po të bie kjo qeveri, qytetarët nuk i binden as karantinës, as kujt tjetër. Do mbesim në mëshirën e Zotit. Do bëhemi më keq se Italia”, shprehet Qorrolli.

Për ekspertin tjetër të rrethanave politike në vend, Gazmir Raci, lufta për pushtet mund të jetë katastrofike për qytetarët, që mund të jetë e parëndësishme nëse ndodhë ajo që po e shohim në vendet evropiane.

“Partitë politike në Kosovë, fatkeqsisht, ka kohë që e kanë humbur kredibilitetin e tyre. Kosovës i duhet qeveri e shpëtimit kombëtar nga virusi dhe ndarjen e mundshme territoriale te Kosovës që mund të jenë ende në tavolinë të bisedimeve. Vetëm debatet dhe angazhimet për menaxhimin e COVID-19 i bëjnë dobi Kosovës. Kjo është duke ndodhë në cdo vend normal”, deklaron Raci për arbresh.info.

Seanca për mocionin për rrëzimin e qeverisë, sipas afateve kushtetuese do të duhej të mbahej më së largu të mërkurën. Kuvendi i ka kërkuar opinion Institutit të Shëndetësisë Publike në lidhje me mbajtjen e kësaj séance.

të fundit

“Jam i dëmtuar fizikisht, po jo shpirtërisht”, Elton Tozaj thyen heshtjen pas lajmeve për zhdukjen e tij

Gazetari Elton Tozaj ka treguar për herë të parë në një intervistë për emisionin “Radar” detaje nga sulmi fizik që…

3 minutes ago

Holanda mposht Greqinë 7-0 dhe ngjitet në krye të grupit

Holanda ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Greqisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0 në kuadër të raundit…

4 minutes ago

Juventusi vendos çmimin për Edon Zhegrovën

Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, me klubin italian që raportohet se po…

5 minutes ago

MPB: 19-vjeçari nga Koçani regjistroi pa pëlqim një vajzë dhe e kërcënoi me publikimin e pamjeve

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

5 minutes ago

Përplasje mes dy anijeve në New Orleans, dhjetëra persona në ujë; vijon operacioni i shpëtimit

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së premtes në portin e New Orleans, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

11 minutes ago

Kurti: Kosova i ka përmbushur detyrat për statusin e vendit kandidat në BE

Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe…

11 minutes ago