Categories: Uncategorized

Shtohet ndjeshëm numri i infeksioneve nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) në Kosovë, kanë bërë publike sot përmes një konference për media, rezultatet e reja të testimeve për COVID-19.

Nga 420 mostra të marra nga QKUK-ja kanë rezultuar pozitiv 119 persona.

Të lidhura

None found

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjikë ka filluar të normalizohet.

“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarave ka arritur në 2,462, kurse numri i rasteve aktive është 2,663.

Rastet pozitive u shënuan në

Komuna e Prishtinës 63 raste

Komuna e Gjakovës 12 raste,

Komuna e Drenasit 6 raste

Komuna e Fushë Kosovës 5 raste

Komuna e Pejës 5 raste

Komuna e Podujevës 5 raste

Komuna e Skenderajt 3 raste

Komuna e Ferizajt 2 raste

Komuna e Deçanit 2 raste

Komuna e Gjilanit 2 raste

Komuna e Istogut 2 raste

Komuna e Kaçanikut 2 raste

Komuna e Lipjanit 2 raste

Komuna e Vushtrrisë 2 raste

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago